Home / Sport / Jup Heinkes: Di Mateo e meriton një kontratë!

Jup Heinkes: Di Mateo e meriton një kontratë!

Trajneri i Bajern Mynih, Jup Heinkes, i ka bërë thirrje pronarit të Çelsit, Roman Abramoviç, t’i ofrojë një kontratë trevjeçare Roberto Di Mateos, i cili udhëhoqi londinezët drejt triumfit në Ligën e Kampioneve.

“Unë përgëzoj Çelsin për suksesin e tyre në këtë finale. Nëse dëshironi që të them diçka për Di Mateon, mendoj se Çelsi duhet t’i bëjë atij një kontratë trevjeçare”, ishin fjalët e teknikut gjerman që është shfaqur shumë i zhgënjyer pas përfundimit të sfidës.
Vetë tekniku italian i skuadrës angleze ka preferuar që të lërë gjithçka enigmë dhe ka treguar se për momentin po mendon vetëm për pushimet.
“Çfarë diskutoj me pronarin nuk është çështje publike. Por kjo nuk ka rëndësi, e kam thënë prej tre muajsh. Jam i lumtur me rolin që më është dhënë dhe do të pranoj çfarëdo gjëje që do të më sjellë e ardhmja. Do të respektoj çfarëdo që të vendosë klubi. Plani im më i afërt? Pushimet!”, u shpreh me humor trajneri italian që ka meritën se ka ringjallur këtë skuadër në dy muajt e fundit.
Por ai mendon se meritë të madhe për këtë sukses duhet të marrë edhe Andre Vijas Boas, i cili e nisi projektin në fillimin e sezonit.
“Mendoj se duhet të marrë merita edhe ai, pasi e nisi vitin me këtë skuadër dhe hodhi themelet e këtij suksesi. I jam shumë mirënjohës që më thërriti që të punoja me të. Kemi një marrëdhënie fantastike”, ishin fjalët e Di Mateos.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *