Home / Sport / Juventus e mbyll e pamposhtur

Juventus e mbyll e pamposhtur

Juventus ka ngritur lart trofeun e titullit kampion pasi ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin në Serinë A, duke fituar 3-1 ndaj Atalantës për të qëndruar e pamposhtur në të gjithë këtë sezon.

Në ditën e lamtumirave, Aleks Del Piero ka marrë ovacionin e publikut të “Juventus Stadium” tre herë. Fillimisht duke shënuar një gol në këtë sukses të skuadrës së tij, pastaj kur është zëvendësuar në pjesën e dytë dhe në fund kur ka ngritur lart trofeun e titullit që mungonte prej shumë vitesh.

Në një ditë lamtumirash po aq të rëndësishme, edhe publiku i Milanit ka respektuar “veteranët” që largohen nga kuqezinjtë, ndërsa Filipo Inzagi ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën e tij duke shënuar golin e fitores 2-1 ndaj Novarës.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të kësaj jave të fundit është përcaktuar edhe emri i Udinezes si skuadra e tretë që do të shkojë në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm. Në Europa League shkojnë Lacio, Napoli dhe Inter, ndërsa bie nga kategoria Leçe, që i bashkohet Novarës dhe Çezenës.

Rezultatet
Katania-Udineze 0-2
19′ Di Natale, 58′ Fabrini

Kievo-Leçe 1-0
78′ Vaçek

Xhenoa-Palermo 1-0
52′ Xhilardino, 70′ Skuli

Lacio-Inter 3-1
59′ Kozak, 63′ Kandreva, 90′ Mauri / 45′ (p) Milito

Napoli-Siena 2-1
3′, 34′ Dosena / 6′ Destro

Fiorentina-Kaljari 0-0

Juventus-Atalanta 3-1
10′ Marrone, 28′ Del Piero, 91′ (p) Barzalji / 83′ (ag) Lihtshtainer

Milan-Novara 2-1
56’Flamini, 82′ Inzagi / 20′ Garsia

Çezena-Roma 2-3
9′ Delnero, 90′ Santana / 26′ Bojan, 33′ Lamela, 49′ De Rosi

Parma-Bolonja 1-0
37′ Biabiani

Renditja
Juventus 84; Milan 80; Udineze 64; Lacio 62; Napoli 61; Inter 58; Roma 56; Parma 56; Bolonja 51; Kievo 49; Katania 48; Atalanta 46; Fiorentina 46; Siena 44; Palermo 43; Kaljari 43; Xhenoa 42; Leçe 36; Novara 32; Çezena 22.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *