Home / Sport / Juventusi, kampione e Italisë

Juventusi, kampione e Italisë

Juventusi shpallet kampione e Italisë një javë para përfundimit të kampionatit, duke marrë një trofe që pakkush e kishte besuar të mundshëm në fillimin e sezonit. Si për ironi të fatit, për këtë titull ata duhet të falënderojnë armiqtë e urryer të Interit që fituan derbin ndaj Milanit dhe i dhanë sigurinë matematike të fitores së trofeut.

Juventusi kishte një transfertë të lehtë në letër përballë Kaljarit, ndeshje e luajtur në fushën asnjanëse të Triestes ku thuajse e gjithë tifozeria ka qenë bardhezi. Si rrjedhojë, ndeshja ka folur kryesisht për skuadrën e Kontes që ka gjetur golin në minutën e 6-të me Vuçiniç, e më pas e ka patur më të lehtë për të kontrolluar takimin e për të shënuar golin e dytë kur mbeteshin 15 minuta nga fundi i sfidës, falë autogolit të Kaninit në portën e tij. Festa ka filluar vetëm kur nga Milano erdhi lajmi se Milani ishte mundur në derbi dhe se tashmë mund të festohej ky titull i shumëpritur nga tifozeria.

Pikërisht derbi ishte ndeshja që mbajti të mbërthyer me miliona spektatorë, pasi ka qenë një sfidë emocionuese, me gola spekatakolarë, “gola fantazmë”, polemika dhe 3 penallti, ku në fund ka dalë fituese 4-2 Inter. Skuadra e drejtuar nga Stramaçioni ka dominuar me meritë ndeshjen dhe ka shuar ëndrrat e titullit të kushërinjve të Milan, ndonëse në këtë mënyrë ka ndihmuar armiqtë e përbetuar të Juventus. Rezultatet

Atalanta-Lacio 0-2
Bolonja-Napoli 2-0
Novara-Çezena 3-0
Palermo-Kievo 4-4
Udineze-Xhenoa 2-0
Siena-Parma 0-2
Kaljari-Juventus 0-2
Inter-Milan 4-2

Renditja
Juventus 81, Milan 77, Udineze 61, Lacio 59, Napoli 58, Inter 58, Roma 53, Parma 53, Bolonja 51, Katania 48, Atalanta 46, Kievo 46, Fiorentina 45, Siena 44, Palermo 43, Kaljari 42, Xhenoa 39, Leçe 36, Novara 32, Çezena 22.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *