Home / Sport / Katar-Shqipëri, miqësore me 22 maj

Katar-Shqipëri, miqësore me 22 maj

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë mundësinë të luajë një miqësore në muajin maj, pasi më në fund nga FSHF është konfirmuar që është gjetur akordi për të luajtur një ndeshje.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani de Biasi do të vihen përballë përfaqësueses së Katarit, në një takim që është planifikuar që të luhet ne Madrid, me datë 22 maj. FSHF kërkonte prej kohësh një kundërshtar për miqësoren por pasi kanë dështuar marrëveshje të njëpasnjëshme me ekipet evropiane, sytë janë kthyer te kombëtaret e Lindjes së Mesme, të cilat përveç të tjerave paguajnë shuma relativisht të mëdha për të luajtur me skuadra evropiane.

Si rrjedhojë, Katari, organizator i Botërorit 2022, ka pranuar menjëherë të luajë me përfaqësuesen tonë në një ndeshje e cila shihet si shumë e rëndësishme pasi trajneri i tyre i sapozgjedhur, Paulo Autuori do të shohë gjendjen e futbollistëve të tij.

Ndërkohë, kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë e Xhani De Biasit për të parë edhe një herë nga afër shumë kandidatë për kombëtaren shqiptare të futbollit, pasi deri tani ka zhvilluar vetëm një takim në drejtimin e përfaqësueses kuqezi, humbjen 2-1 në Gjeorgji ndaj ekipit vendas.

Kombëtarja shqiptare ka në program edhe një tjetër miqësore në muajin gusht kur do të vihet përballë ekipit të Moldavisë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *