Home / Sport / KD i FFM-së: “S’ka kuvend të jashtëzakonshëm”

KD i FFM-së: “S’ka kuvend të jashtëzakonshëm”

Këshilli Drejtues i FFM-së në mbledhjen e të mërkurës ka refuzuar kërkesën e 10-të Lidhjeve futbollistike komunlae për thirjen e kuvendit të ri të jashtëzakonshëm të Federtës së Futbollit të Maqedonisë.

Kjo kërkesë është refuzuar si e pabazë, me arsyetimin se dokumentacioni i ofruar nuk është komplet. Përmes një komunikate në faqen zyrtare të internetit të FFM-së, Këshilli Drejtues përcjell qëndrimin për anulimin e kësaj kërkese, ku Lidhjet Futbollistike Komunale njoftohen që të mbajnë Kuvende vjetore dhe në të njëjtat të sjellin vendime valide përmes së cilave do t’i bazojnë qëndrimet dhe kërkesat e tyre. Kuvendet vjetore duhet të organizohen sipas statutit të FFM-së dhe në të njëjtat duhet të ketë të pranishëm anëtar të Këshillit Drejtues të Federatës së futbollit. Vendimet në këta Kuvende të rregullta duhet të dorëzohen në sekraterijatin e FFM-së, të cilët do të shqyrtohen para sjelljes së vendimit të duhur. Me këtë rast FFM-ja njofton opinionin se refuzimi për Kuvend të jashtëzakonshëm është sjellë në pajtim me ligjin dhe se iniciativat e këtilla dëmtojnë imazhin dhe punën e FFM-së. Në fund sqarohet se të gjithë nënshkruesit e kërkesave jovalide të Lidhjeve futbollistike Komunale do të dorëzohen para Komisionit Disiplionr të FFM-së.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *