Home / Sport / Kelmendi: Të paktën përfaqësoj Shqipërinë!

Kelmendi: Të paktën përfaqësoj Shqipërinë!

Majlinda Kelmendi e ka cilësuar një çështje tërësisht politike vendimin e dhënë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike 2012. KON vendos që xhudistja kosovare të mos garonte nën flamurin e Kosovës dhe as si atlete e pavarur, por vetëm nën flamurin shqiptar.

“Ky nuk është lajm i mirë”, ka treguar ajo për BBC. “Unë kam lindur në Kosovë, jam bërë sportiste në Kosovë dhe kam patur mbështeten më të madhe në Kosovë. Kjo nuk është asgjë më shumë se politikë. Ka shumë shtete që nuk e mbështetin dhe nuk e duan Kosovën. Fatkeqësisht, Kosova është një shtet i vogël dhe ndoshta jo aq i fortë politikisht aktualisht, ndërsa nuk është i fuqishëm sa duhet për të influencuar disa gjëra”, tha ajo e zhgënjyer.

Kelmendi ka pasaportën shqiptare dhe Komitet Olimpik Ndërkombëtar ka menduar se ajo duhet të përfaqësojë Shqipërinë në Londër 2012, siç ka bërë edhe më përpara në disa gara zyrtare.

Sipas vetë xhudistes, ky vendim është një kompromis i mirë pasi ajo mund të garojë nën ngjyrat e flamurit kuqezi që përfaqëson gjithë shqiptarët në botë. Kosova kishte bërë kërkesë që Kelmendi të garonte nën ngjyrat e flamurit olimpik si atlete e pavarur, nga frika se mos ajo nuk do të lejohej të merrte pjesë në këtë aktivitet.

Një eksperiencë të tillë të hidhur e ka provuar trajneri i saj, Driton Kuka, i cili nuk mori pjesë në Barcelona 1992 pasi pak kohë para zhvillimit të kësaj Olimpiade, shpërtheu lufta në ish-Jugosllavi.

“Në fund të fundit, jemi të gjithë shqiptarë. Është një gjë e mirë që të paktën mund të marr pjesë në gara për Shqipërinë. Jo si trajneri im, i cili ishte i pafat dhe nuk mundi të marrë pjesë në Olimpiadë”, tha ajo.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *