Home / Lajme / Maqedoni / Kërcënohet mbyllja e radiotelevizioneve

Kërcënohet mbyllja e radiotelevizioneve

26 maj-Këto mjete radiodifuzive janë të obliguara që çdo vit të paguajnë taksën vjetore dhe se sipas rregullores së re të miratuar nga KRD, radiodifuzerët kanë afat edhe 30 ditë për të paguar borxhin. Të gjithë ato media që nuk do të paguajnë me afatin e paracaktuar, do të humbin licencën dhe ajo do tu konfiskohet.

Televizionet dhe radiot private në nivel lokal dhe shtetëror në Maqedoni do të humbin licencat e punës, nëse gjatë 30 ditëve nuk paguajnë borxhin ndaj Këshillit për Radiodifuzion (KRD).

Këto mjete radiodifuzive janë të obliguara që çdo vit të paguajnë taksën vjetore dhe se sipas rregullores së re të miratuar nga KRD, radiodifuzerët kanë afat edhe 30 ditë për të paguar borxhin. Të gjithë ato media që nuk do të paguajnë me afatin e paracaktuar, do të humbin licencën dhe ajo do tu konfiskohet.

Me këtë regullore, KRD ka vlerësuar se do të shmangen mundësitë që kompanitë radiodifuzive ti shmangen obligimet për të shlyer borxhin e taksës vjetore. Janë rreth 15 media që rrezikojnë të humbin licencën, ndërsa emrat e tyre nuk janë bërë publike.

Deri tani të drejtën e tillë e kanë humbur “Sky Net”, “Jungle”, dhe “Pink 15”, etj

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *