Home / Lajme / Maqedoni / Komuna premton rregullimin e ujësjellësit

Komuna premton rregullimin e ujësjellësit

29 maj-Ndërkaq, burime brenda komunës së Tetovës kanë thënë se në seancën e ardhshme të këshillit të komunës së Tetovës do të jepen sqarime rreth shitjes së 5 lokaleve në pronësi të komunës së Tetovës. Shitja e lokaleve që i menaxhonte NPK Tetova-Tetovë kurse ishin pronë e komunës së Tetovës, është përkrahur nga ana e këshilltarëve të komunës së Tetovës në njërën nga seancat e kaluara ndërsa nuk u përkrah nga këshilltarët e VMRO-DPMNE-së.

-Komuna e Tetovës me mjete vetanake do të fillojë me ndërtimin e fazës së dytë të ujësjellësit të Tetovës. Kështu thonë në komunën e Tetovës, të cilët shprehin optimizëm se punimet do të zhvillohen me tempo të përshpejtuar. Problemi i ujit të pijshëm disavjeçar që tangon banorët e këtij qyteti, që moti zhagitet nga pushtete të ndryshme kurse ata që pësojnë më shumë në këso raste janë vetë qytetarët. Edhe pse në të gjitha mandatet që nga pluralizmi, postin e kryetarit të komunës e kanë mbajtur kryetarë që kanë jetuar vetë në Tetovë, megjithatë asnjëri deri më tani nuk ka gjetur zgjidhje. Me mjete të qeverisë është ndërtuar faza e parë e këtij ujësjellësi që para dy tre vitesh, kurse këtë vit nuk janë paraparë mjete nga buxheti i shtetit, ndërsa nga ana e komunës së Tetovës kanë dalur me një deklaratë të hënën me çrast kanë paralajmëruar se muajin e ardhshëm fillon ndërtimi i fazës së dytë të ujësjellësit me mjete vetenake nga buxheti i komunës së Tetovës.“Edhe një lajm të mirë për qytetarët e Tetovës, do fillojë faza e dytë e ujësjellësit pra faza përfundimtare, pasi të gjithë e dijmë se ku ngeci, me mos financimin nga Ministria e Transportit dhe nga qeveria, por kryetari i komunës profesor Sadi Bexheti me forcat e tija nga mjetet e komunës ka siguruar mjete për ta ndërtuar ujsjellësin dhe njëherë e përgjithmonë qytetarët e Tetovës të mos kenë problem me ujin e pijshëm”, tha zëdhënësi i komunës së Tetovës Flakran Pustina. Ai nuk ka dhënë sqarime të sakta se kur do të fillojë dhe kur do të përfundojë ky projekt por vetëm tha se shumë shpejt do të fillohet me punë. Ndërkaq, burime brenda komunës së Tetovës kanë thënë se në seancën e ardhshme të këshillit të komunës së Tetovës do të jepen sqarime rreth shitjes së 5 lokaleve në pronësi të komunës së Tetovës. Shitja e lokaleve që i menaxhonte NPK Tetova-Tetovë kurse ishin pronë e komunës së Tetovës, është përkrahur nga ana e këshilltarëve të komunës së Tetovës në njërën nga seancat e kaluara ndërsa nuk u përkrah nga këshilltarët e VMRO-DPMNE-së. Nga shitja e këtyre lokaleve pritet që të inkasohen mjete të cilët do të destinohen për rregullimin dhe përfundimin e ujësjellësit të komunës së Tetovës që do të jepte zgjidhje këtij problemi të stërzgjatur me ujin e pijshëm në Tetovë. (U.H)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *