Home / Lajme / Maqedoni / Komunikacioni në Shkup vëzhgohet si në Big Brother

Komunikacioni në Shkup vëzhgohet si në Big Brother

7 maj-Kështu komunikacioni në Shkup I ngjan Big Bratherit ku vozitësit do të jenë nën mbikqyrje non stop nga kamerat. Xhirimet përveç shkeljeve të rregullave të komunikacionit do të regjistrojnë edhe vepra kriminale. Kamerat janë vendosur në hyrje – daljet e Shkupit, udhëkryqe, bulevarde, ura, dhe tërë kjo në gjithsejtë rreth 100 lokacione, që do të xhirohet për 24 orë në ditë

Kamerat e sigurimit, që u vendosën thuajse para dy viteve në të gjitha udhëkryqet më frekuente në Shkup, prej sot pritet që edhe zyrtarisht të futen në funksion. Fjala është për mbi 100 kamera, që do të xhirojnë në vendet më frekuentuese, udhëkryqe, hyrje-daljet e Shkupit, bulevardet, urat dhe rrugët që janë të ngarkuara me komunikacion. Disa nga kamerat do të xhirojnë në një pozitë, kurse të tjerat në 360 shkallë. Kamerat do të xhirojnë 24 orë në ditë, thonë nga MPB dhe kryesisht do të jenë në “gjah” pas shkeljeve të rregullave të komunikacionit, vozitësve që do të kalojnë në të kuqe, ata që nuk do të lejojnë kalimin e këmbësorëve, zbulimin e kriminalitetit, e kështu me radhë. Gjoba shoferëve të pandërgjegjshëm do t’iu vije në adresën e shtëpisë. Aktivizimi i kamerave në fjalë është në kuadër të projektit të quajtur “Qyteti i sigurt” që do të inaugurohet sot, kur edhe festohet Dita e policisë. Kështu komunikacioni në Shkup I ngjan Big Bratherit ku vozitësit do të jenë nën mbikqyrje non stop nga kamerat. Xhirimet përveç shkeljeve të rregullave të komunikacionit do të regjistrojnë edhe vepra kriminale. Kamerat janë vendosur në hyrje – daljet e Shkupit, udhëkryqe, bulevarde, ura, dhe tërë kjo në gjithsejtë rreth 100 lokacione, që do të xhirohet për 24 orë në ditë

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *