Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë donator në UEJL

Konferencë donator në UEJL

22 maj-Përkrahës të këtij programi të ri të arsimit joformal janë edhe amabsadat e Suedisë dhe të Hollandës, ndërsa në konferencë morrën pjesë edhe ambasadorët e këtyre dy vendeve, ku ky arsim që moti është pjesë e universiteteve dhe eksperieanca e tyre në këtë drejtim bartet edhe në UEJL

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë është mbajtur konferenca donatore për studime diplomike dhe pasdiplomike për lidership dhe punë rinore në bashkësi e cila u organizua nga Universiteti dhe Qendra për Arsimim Joformal “Triagolnik”. Përkrahës të këtij programi të ri të arsimit joformal janë edhe amabsadat e Suedisë dhe të Hollandës, ndërsa në konferencë morrën pjesë edhe ambasadorët e këtyre dy vendeve, ku ky arsim që moti është pjesë e universiteteve dhe eksperieanca e tyre në këtë drejtim bartet edhe në UEJL.Ambasadroja e Hollandës Marriet Shurman, tha se shpreh gatishmëri që të përkrahin arsimin joformal, i cili është shumë i rëndësishëm për arsimin në përgjithësi . “Do të kisha dashur të jap kontributin tim duke treguar për eksperiencat tona që kemi në në Hollandë. Mendoj se vendi juaj është pjesë e sistemit edukues evropian përmes këtij projekti. Ne në vendet tona nuk mësojmë vetëm teori dhe libra por mësojnë shumë në jetë, në punë dhe kjo na jep aftësi për jetën tonë profesionale me qëllim të jemi të dobishëm në shoqëri dhe njëkohësisht me këtë u lejojmë të rinjëve që të fitojnë aftësitë e duhura për tu inkuadruar plotësisht në shoqëri.”, tha Shurman. Ambasadori i Suedisë, Lars Wahlund u shpreh se qëllimi i vizitës është që të përkrahet arsimi joformal që është i rëndësishëm për një shoqëri. “Ka një projekt që moti që realizohet me këtë universitet dhe ne bashkëpunojnë ngase ky universitet është lartë i ranguar dhe është i zhvilluar multietniciteti ndërsa poashtu është një ndër universitetet më të mira në shtet”, tha Wahlund”. Rektori i UEJL-së Zamir Dika, theksoi se universiteti që drejton ai , disa vite me radhë jep kontributin në arsimin joformal përmes çertifikatave të dizejnuara bashkërisht me një organizatë nga Shkupi, poashtu në bashskëpunim me universitetin e Jorçepingut, dhe universiteteve tjera në kuadër të tempus programeve në unionin evropian.” Pas akredimit të këtij programi tash kemi ardhur në një moment shumë të rëndësishëm pra promovimit të këtyre programeve e cila në fakt paraqet krijimin e një gjenerate të re e cila në asepkt formal të edukohet një gjeneratë e të diplomuarish të cilët do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së të rrinjëve të cilët do ti përgatisim për sfidat e shekullit 21. Kemi ftuar miqtë e Universitetit të cilët përmes burasve do të përkrahin këtë program studimore”, tha Dika. Mirjana Gjoergjievska, nga qendra Triagolnik, tha se studimet deridplomike për lidership dhe punë rinore në bashkësi, funksionojnë në kuadër të Fakultetit të administratës dhe shkencat juridike. “Qëllimi i këtyre studimeve është që të aftësojë të rrinjtë për sfidat që i bart pohimi punë rinore në bashkësi. Studentët do të jenë të përgatitur dhe aftësuar që të punojnë në të gjitha institucionet arsimore, qendrat parashkollore, në qendrat rinore etj . Studentët që do të diplomojnë në këtë program studimor do të kenë mundësi që të jenë të gatshëm të paraprijnë proceseve integruese”, tha ajo. Ndryshe, në këtë vit studimor pritet që të pranohen 15 studentë në studimet deridiplomike dhe 15 në ato postdiplomike.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *