Home / Lajme / Maqedoni / Kosovari vetëvritet në Bozovcë

Kosovari vetëvritet në Bozovcë

27 maj- Sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, trupin e tij të pajetë pas 7 ditë qëndrimi të varur në një dru, e kanë gjetur dy barinj të fshatit Bozovcë në vendin e quajtur “Leshnica e Poshtme”. Banorët, me të vërejtur trupin, menjëherë e kanë lajmëruar policinë, e cila ka dalur në vendngjarje dhe ka bërë hetime mbi rastin.

Kosovari Kasam. O (1958), nga fshati Leshtan i Komunës së Dragashit, është personi i cili u gjet i varur në litar në atarin e fshatit Bozovcë të Tetovës para dy ditëve. Sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, trupin e tij të pajetë pas 7 ditë qëndrimi të varur në një dru, e kanë gjetur dy barinj të fshatit Bozovcë në vendin e quajtur “Leshnica e Poshtme”. Banorët, me të vërejtur trupin, menjëherë e kanë lajmëruar policinë, e cila ka dalur në vendngjarje dhe ka bërë hetime mbi rastin. Më pas, trupi i kosovarit është dërguar për obduksion në Spitalin e Tetovës, ku nuk janë konstatuar shenja dhune dhe është konstatuar se bëhet fjalë për vetëvrasje. Identitetin e tij e kanë identifikuar familjarët e tij, të cilët më pas e kanë marrë edhe kufomën e pajetë të kosovarit. Policia nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me këtë rast, por banorë të Malësisë së Sharrit thonë se personi në fjalë ka punuar si bari në Maqedoni dhe ka qenë duke e kaluar ilegalisht kufirin me Kosovën. Të dhënat e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë tregojnë se gjatë vitit të kaluar, në Tetovë dhe rrethinë ka pasur 41 tentime për vetëvrasje, prej të cilave 9 kanë përfunduar me vdekje. Shumica e këtyre rasteve jetës i kanë dhënë fund me varje në litar.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *