Home / Lajme / Rajon / Krasniqi porosi për Beogradin dhe Shkupin

Krasniqi porosi për Beogradin dhe Shkupin

6 maj-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët e Ballkanit që t`u japin një përgjigje të përbashkët politike arrestimeve të fundit shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët e Ballkanit që t`u japin një përgjigje të përbashkët politike arrestimeve të fundit shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni. Kryeparlamentari Krasniqi u ka bërë thirrje dy shteteve fqinje që të kenë kujdes me shqiptarët, pasi pozita e tyre nuk është më sikur kishte qenë në shekujt e mëparshëm.

Në një intervistë për Express, Krasniqi shprehet se disa popuj nuk po mund të pajtohen me pozitën e avancuar të shqiptarëve dhe po e mbajnë rajonin të trazuar. “Sigurisht se janë konfliktet e vjetra, janë ideologjitë nacionaliste dhe dominuese që ende janë në skenat politike në Ballkan. Këto ideologji dhe filozofit mitomaniste të dominimit nuk po mund të pajtohen me realitetin e ri që është krijuar në Ballkan dhe s`po mund ta pranojnë një pozicion të avancuar që e ka kombi shqiptar në Ballkan”, ka thënë Krasniqi, të shtunën.

Ndryshe, një ditë më parë, policia serbe arrestoi tetë shqiptarë në Bujanoc, nën akuzën për krime lufte, që dyshohet se janë kryer në vitin 2001. Këto arrestime kanë ndodhur pak ditë pasi Maqedonia arrestoi më shumë se 20 shqiptarë, në mesin e tyre edhe të moshuar, me akuzën për terrorizëm. Edhe pse thotë se dy situatat kanë dallimet e veta, Jakup Krasniqi insiston se këto aksione kanë për qëllim frikësimin e shqiptarëve. (Express)

Gjithashtu lexo

Në çdo 32 kërkesa për azil, ja sa shqiptarë kanë mundur të përfitojnë

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *