Home / Sport / Kristiano Ronaldo: Jam më i mirë se Mesi!

Kristiano Ronaldo: Jam më i mirë se Mesi!

“Disa njerëz thonë se unë jam më i mirë, disa thonë se është ai. Në fund janë tifozët ata që do ta vendosin një gjë të tillë. Për momentin… mendoj se jam unë”, qeshi futbollisti para kamerave televizive.

Kristiano Ronaldo, në një intervistë të dhënë për rrjetin televiziv CNN ka treguar se ka filluar të mërzitet me krahasimet që i bëjnë shpesh me Lionel Mesin. Sipas tij, nuk ka diskutim se aktualisht ai është futbollist më i mirë se talenti i Barcelonës, që vazhdon të cilësohet më i mirë ndonëse Reali i CR7 mundi katalanasit në këtë sezon.
“Disa njerëz thonë se unë jam më i mirë, disa thonë se është ai. Në fund janë tifozët ata që do ta vendosin një gjë të tillë. Për momentin… mendoj se jam unë”, qeshi futbollisti para kamerave televizive.
“Në disa raste, krahasimi me Mesin më lodh, duhet të jetë e njëjta edhe për të, pasi ne na krahasojnë gjatë të gjithë kohës”.
“Por nuk mund të krahasosh një Ferrari me një Porshe pasi është një motor krejtësisht ndryshe. Thjesht nuk mund t’i krahasosh. Ai bën gjërat më të mira për Barcelonën, unë bëj gjërat më të mira për Realin. Unë mendoj se shpesh shtyjmë njëri-tjetrin në konkurrim, ndaj kjo është arsyeja pse konkurrimi ka shkuar në nivele kaq të larta. Kjo është arsyeja pse Madridi dhe Barcelona janë dy skuadrat më të mira në botë, pasi çdokush shtyn njëri-tjetrin në konkurrencë, jo vetëm unë me Mesin, por edhe lojtarët e tjerë”, shpjegon Kristiano Ronaldo.
“Pika më e rëndësishme në karrierën time ishte të fitoja titullin këtu në Madrid. Ishte titulli im i parë në Spanjë ndaj jam më i lumtur. Edhe në anën individuale ishte një vit shumë i mirë, me numrin e golave që shënova, duke thyer rekordin personal, 100 pikët që morëm në kampionat ishin një tjetër rekord i shkëlqyer. Për mua ky është kampionati më i vështirë në botë. Të luash kundër Barcelonës është e vështirë dhe në i mundëm ata. Pikët flasin vetë. Nëntë pikë ndanë Madridin nga Barcelona, këtu në Spanjë kjo diferencë është shumë e madhe. I mundëm në fushën e tyre, askush nuk mund ta bëjë këtë gjë, por ne këtë vit ishim më të mirë se ata”.
“Zhoze Murinjo është një person i thjeshtë. Ne bëjmë shaka gjatë gjithë kohës. Por kur bëhet fjalë për trajnimin ai është krejtësisht ndryshe, shumë serioz e profesional. Kjo është arsyeja pse fiton kaq shumë tituj. Për mua ai është më i miri në atë që bën: taktika, gjithçka rrotull lojtarëve, motivimi… titujt flasin vetë. Ai ka fituar në çdo shtet ku ka kaluar dhe mund të jenë vetëm 2-3 trajnerë që mund ta bëjnë një gjë të tillë gjatë jetës së tyre”, tregoi portugezi për bashkëkombësin e tij.
Në fund ai ka folur edhe për finalen e Ligës së Kampioneve që vë përballë Bajern Mynih, skuadrën që eliminoi Realin e tij dhe Çelsin që eliminoi Barcelonën.
“Shumë njerëz mendojnë se Bajerni do të fitojë lehtësisht. Unë nuk e mendoj kështu. Mos harroni që Çelsi mundi Barcelonën që është shumë, shumë e vështirë. Do të jetë një ndeshje interesante. Nuk e di se cila skuadër do të fitojë, por nuk vë bast për asnjë pasi Çelsi është skuadër e fortë, mbrohet mirë, ka kundërsulm të mirë. Bajerni është një skuadër fantastike, ndaj do të jetë një ndeshje e bukur”, deklaroi Kristiano Ronaldo.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *