Home / Lajme / Maqedoni / Kuçi:Askush s’duhet të kontribuojë për konflikt

Kuçi:Askush s’duhet të kontribuojë për konflikt

“Republika e Kosovës është e interesuar që Republika e Maqedonisë të jetë një shtet i cili funksionon në kuptimin demokratik dhe respekton të drejtat e qytetarëve të vetë, Marrëveshjen e Ohrit dhe veprimet dhe obligimet tjera ndërkombëtare. Rajoni ka nevojë për një harmoni të brendshme, për paqe me vetveten dhe tjerët, dhe të punohet për integrime rajonale dhe ato të BE-së”, tha Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës.

Kosova është e interesuar që Maqedonia të jetë një shtet stabil dhe funksional, të respekton të drejtat e qytetarëve sipas Marrëveshjes së Ohrit dhe obligimet tjera ndërkombëtare. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri kosovar, Hajredin Kuçi në një ligjëratë mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor para studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore, raporton korrespondenti i gazetës KOHA nga Tetova. Ai, më tej ka shtuar se rajoni ka nevojë për paqe dhe jo për dhunë, por fillimisht paqe me vetveten. “Republika e Kosovës është e interesuar që Republika e Maqedonisë të jetë një shtet i cili funksionon në kuptimin demokratik dhe respekton të drejtat e qytetarëve të vetë, Marrëveshjen e Ohrit dhe veprimet dhe obligimet tjera ndërkombëtare. Rajoni ka nevojë për një harmoni të brendshme, për paqe me vetveten dhe tjerët, dhe të punohet për integrime rajonale dhe ato të BE-së”, tha Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës. Ndërsa, sa u përket tensioneve të fundit të krijuara në Maqedoni dhe a mund të degjenerojnë në konflikt të ri të mundshëm, Kuçi është shprehur se kjo nuk do të ndodhë. “Kësaj teme duhet t’i ikin të gjithë, ndërsa duhet të shfrytëzohen rrugët demokratike, koordinimet me njëri-tjetrin, por edhe faktori ndërkombëtarë me qëllim që të zgjidhen mosmarrëveshjet. Ne nuk mendojmë se mundë të ketë konflikt dhe jemi të bindur se në këtë drejtim nuk duhet të kontribuojë askush, përkundrazi duhet të punohet që në rrugë institucionale dhe demokratike, në koordinim me forcat politike e qytetare këtu, por edhe aktorët ndërkombëtarë, veçanërisht BE-në dhe SHBA-të. Problemet e tilla të zgjidhen dhe kjo mendoj se është rruga më e mirë. Gjenerimi i krizave të reja do të jenë kriza të cilave me siguri iu dihet fillimi, por do jetë fundi i tmerrshëm”, tha Kuçi në UEJL.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *