Home / Sport / Kupa e Maqedonisë, Renova kërkon trofeun përballë Rabotniçkit

Kupa e Maqedonisë, Renova kërkon trofeun përballë Rabotniçkit

Finalistët e Kupës së Maqedonisë, Renova dhe Rabotniçki janë optimist para sfidës finales në Shtip më 2 maj. Që të dy skuadrat besojnë se do të zhvillohet një përballje e fortë me pak gola dhe në të cilin do të vendosin nuancat ose lëvzijet individuale të ndonjë futbollisti. Për Renovën kjo është finalja e parë, ndërsa Rabotniçki kërkon trofeun e tretë në finalen e katërt.

Finalistët e edicionit të 20-të të Kupës së Maqedonisë në futboll, Renova dhe Rabotniçki janë optimist se do të dalin fitues nga finalja e 2 majit në Shtip. Kapiteni i ‘romantikëve’ në finalen e dytë të Kupës, kërkon suksesin e parë, pasi dështoi me Milanon kundër Rabotniçkit. “Mendojë se mund të fitojmë, pasi jetojmë për këtë sfidë të Kupës. Disa futbollist nuk do të mungojnë, mirëpo pres një sfidë të ëvshtirë me pak gola. Mendojë se do të vendosin nuancat, një lëvizje dhe besojë se do të shënojmë fitore, deklaroi kapiteni i Rabotniçkit, Borçe Manevski. Ndërkohë kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu, beson se fitorja në finale do të plotësojë ëndërrën e skuadrës nga Xhepçishti. “Rabotniçki është ekip kualitatativ me traditë të gjatë në Kupën e Maqedonisë dhe e ka fituar disa herë, ndërsa për ne është përvojë e parë në kësisojë ndeshje. Mirëpo kjo nuk do të thot se ne do të jemi inferior. Do të japim maksimumin dhe besoj në kualitetet e bashkelojatërve të mi dhe Renoëvs dhe pas ndeshjes, ne do të festojmë”, u shpreh bartësi i shiritit të kapitenit te skuadra e Renovës, Fisnik Nuhiu.
Vetëbesimi do të jetë momenti kyç, sipas strategut të Rabotniçkit, Robert Pevnik, i cili beson se Rabotniçki do të përsërisë lojën e sfidave të fundit kur shënoi fitore bindëse ndaj Renovës. “Finalja është një storje e re. ne jemi më të fortë psiqikisht pasi që 2 herë shënuan fitore bindëse. Mirëpo kjo ëhstë finale dhe para vehtës do të kemi një kundërshtar të fortë dhe kualitativ . Mirëpo ne e dijë rrugën deri te fitorja”, shprehet Pevnik. Në anën tjetër tekniku i Renovës. Vlatko Kostov, beson se përkundër dy disfatave bindëse nga Rabotniçki me 5-1 dhe 3-1, skuadra e tij , do të ketë forcë që të del fituese në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Kostov, beosn se dy disfatat e fundit, janë një e kaluar dhe se tani do të jetë ndryshe, edhe pse Renova do të jetë e dobësuar. “Siç qëndrojnë punët, Renova ka probleme dhe do të mungojnë 3-4 futbollist që për ne ëhstë një hendikap i madh. Mirëpo mendoj se me këtë kuadër të futbollistëve kemi kualitet të mjaftueshëm që të kundërshtojmë Rabotniçkin. Mendoj se do të vendosin variantet e stërvitura si dhe pjesët taktike ose shkathësit individuale të ndonjë futbollisti“, sqaroi Kostov, i cili do të drejtojë Renovën në këtë finale që do të zhvillohet në qytetin e tij të lindjes dhe ky detal duket se i jep një vetëbesim shtesë për të besuar në triumf. Për Renovën kjo është finalja e parë, ndërsa Rabotniçki kërkon trofeun e tretë në finalen e katërt. Fituesi i përballjes finale, e cila do të zhvillohet në Shtip më 2 maj, do të ketë të drejtën e pjesmërrjes në kualifikimet e Ligës Europa.

Alsat-M.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *