Home / Lajme / Maqedoni / Kush i rrahu të paraburgosurit

Kush i rrahu të paraburgosurit

23 maj-“Ato që ishin për t’u thënë ose për t’u publikuar në opinion u thanë nga ana e ministrit Blerim Bexheti, pas vizitës së tij në ambientet e burgut. Nuk kemi ç’të komentojmë, hetimet e rastit janë duke vazhduar”, tha Sllavko Gocevski, njeriu i parë i burgut të Manastirit, ku rreth një javë më parë, u keqtrajtuan të paraburgosurit shqiptarë që u privuan nga liria në kuadër të operacionit “Monstra” dhe që u akuzuan për veprën terrorizëm.

Një javë pas zbardhjes së rastit me keqtrajtimin e të paraburgosurve shqiptarë në qelitë e burgut të Manastirit, mungoi përgjegjësia, ndërsa institucionet përkatëse mbeten të mbyllur për sqarime plotësuese.

Administrata e burgut të Manastirit, Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve dhe Ministria e Drejtësisë akoma nuk kanë arritur të sigurojnë momente të reja lidhur me keqtrajtimin e shqiptarëve të paraburgosur me rastin “Monsta” dhe të sqarojnë se kush ishte ai ose ato që keqtrajtuan të paraburgosurit shqiptarë.

“Ato që ishin për t’u thënë ose për t’u publikuar në opinion u thanë nga ana e ministrit Blerim Bexheti, pas vizitës së tij në ambientet e burgut. Nuk kemi ç’të komentojmë, hetimet e rastit janë duke vazhduar”, tha Sllavko Gocevski, njeriu i parë i burgut të Manastirit, ku rreth një javë më parë, u keqtrajtuan të paraburgosurit shqiptarë që u privuan nga liria në kuadër të operacionit “Monstra” dhe që u akuzuan për veprën terrorizëm.

Në opinion ndërkaq mbeten të hapura shumë dilema lidhur me motivet dhe me emrat e atyre që ngritën dorë ndaj të paraburgosurve. Në fakt, deklarata e ministrit Bexheti, e dhënë menjëherë pas vizitës në burg, la të kuptohet se përgjegjësia do të kërkohet në pjesët më të ulëta të hierarkisë së burgut, përkatësisht tek gardianët. “Nuk është e thënë që drejtori në çdo moment të dijë gjithçka që ndodh brenda burgut”, tha ministri Blerim Bexheti, deklaratë që u interpretua si amnistim nga përgjegjësia e udhëheqësisë për keqtrajtimin e të paraburgosurve shqiptarë.

Ndërkohë, shqetësime për sigurinë e të paraburgosurve me rastin “Monstra” kanë shprehur edhe familjarët e tyre, të cilët kanë kërkuar që institucionet përkatëse t’i marrin masat e nevojshme për t’ia garantuar sigurinë e duhur të rinjve që janë duke vuajtur masën e paraburgimit në qelitë e burgut të Manastirit. Sipas të dhënave zyrtare, me keqtrajtimin e shqiptarëve brenda burgut, është duke u marrë edhe zyra e Avokatit të Popullit, ndërsa jozyrtarisht mësohet se gishti është kthyer drejt gardianëve të burgut. Megjithatë, një javë pas zbardhjes së rastit – mbetet e paqartë se kush deshi ta mbaj të fshehur rastin që u zbardh pas intervenimit të ministrit të Drejtësisë, i cili u bind vet në lëndimet trupore që i kishin marrë të paraburgosurit shqiptarë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *