Home / Sport / Leo Mesi akuzohet për racizëm!

Leo Mesi akuzohet për racizëm!

Futbollisti holandez Roiston Drente, ka akuzuar hapur Lionel Mesin për racizëm. Holandezi 25 vjeçar, kartoni i të cilit zotërohet nga Real Madrid, është vënë disa herë përballë Mesit si kundërshtar gjatë eksperiencës së tij në Spanjë.

Në atë periudhë, lojtari tregon se është thirrur disa herë me nofkën “negro” nga lojtari më i mirë në botë. E njëjta fjalë është ajo që solli dënimin e uruguaianit Suarez, i cili iu drejtua me këtë term francezit Evra. Futbollisti i Liverpulit më pas tha se gjithçka ishte keqinterpretim kulturash pasi një term i tillë në Amerikën Latine nuk ka kuptim ofendues.

Me sa duket, edhe Drente është i ndërgjegjshëm për këtë ndryshim kulturor, por gjithsesi nuk i pëlqen kjo mënyrë se si është etiketuar në vazhdimësi nga Mesi, siç ka treguar për faqen holandeze të internetit Nu.nl.

“Kam luajtur disa herë kundër tij dhe gjithmonë kemi pasur probleme me njëri-tjetrin. A e dini çfarë më shqetëson më shumë? Toni me të cilin ai thotë gjithmonë “negro, negro”. E kuptoj që “negro” në Amerikën e Jugut është një fjalë që përdoret shpesh, po ne nuk e durojmë”.

“Mahamadu Diarra, shoku im i skuadrës te Real Madrid, mund të shpërthejë nëse dikush i thotë “negro”. Argjentinasit Gabriel Hainze dhe Gonzalo Higuain e thonin shpesh këtë fjalë gjatë stërvitjeve, por më pas ia ndaluam një gjë të tillë”.

“Kur Herkules (ekip ku Drente ishte i huazuar një vit më parë) luajti kundër Barcelonës, gjatë ndeshjes unë pata një përplasje me të. Ai më dha dorën në ndeshje dhe më tha ‘hola negro’”, ishte akuza që bëri Drente për futbollistin argjentinas.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *