Home / Sport / Liga e Europës, sonte finalja mes Athletic Bilbao e Atletico Madridit

Liga e Europës, sonte finalja mes Athletic Bilbao e Atletico Madridit

Ndeshja zhvillohet në stadiumin e Bukureshtit, ku të besurit e Marcelo Bielsa dhe ata të Diego Pablo Simeone do të kërkojnë triumfin e parë europian në këtë sezon.

Sonte zhvillohet ndeshja për kampionin e Ligës së Europës. Athletic Bilbao dhe Atletico Madrid do të përballen mes tyre në një derbi spanjoll. Ndeshja zhvillohet në stadiumin e Bukureshtit, ku të besurit e Marcelo Bielsa dhe ata të Diego Pablo Simeone do të kërkojnë triumfin e parë europian në këtë sezon.
Parashikimet janë të ndara me dy skuadra, protagoniste të kampionatit spanjoll. Bilbao ishte vendosur në krye të listës së favoritëve pasi eliminoi në cerekfinale gjigandët e Manchester United.
Në 90 minutat finale gjithçka mund të ndodhë. “Na ka mbetur edhe një pengesë. Një finale, e cila kërkon maksimumin e të gjithë skuadrës. Gjithsesi unë kam shumë besim se do të arrijmë të fitojmë këtë trofe”, ka thënë trajneri i Athletic Bilbao, Marcelo Bielsa që do t?i besojë sërish gjigandit të sulmit Llorrente dhe fantazisë së mesfushorit Munain.
Me të njëjtin mision për të triumfuar në Europë zbret në fushë Atletico Madrid, e siguroi finalen pasi eliminoi Valencia. Me ekspertin e golave në këtë kompeticion si Radamel Falcao, Simeone do të kërkojë trofeun e parë si trajner I skuadrës madrilene.
“Kemi bërballë një skuadër shumë të fortë dhe sulmuese. Për këtë duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë tona”, ka thënë tekniku argjentinas, io cili mori drejtimin e skuadrë në një moment të vështirë, ndërsa tani e sheh veten vetëm 90 minuta larg një trofeu prestigjoz si Liga e Europës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *