Home / Sport / Liga e Parë, Shkëndija pret Renovën

Liga e Parë, Shkëndija pret Renovën

Java e 29-të në futbollin vendor sjell dy derbi të mëdha lokal, kur në Tetovë Shkëndija takohet me Renovën, ndërsa në Shkup Vardari pret Rabotniçkin. Derbi i Tetovës zgjon interesa të madh në opinionin sportiv, ndërsa pritet paraqitje cilësore e dy fituesve të fundit të titullit të kampionit, ndërsa kujtojmë se Renova në këtë ndeshje hyn pas suksesit historik dhe fitores në Kupën e Maqedonisë.

Emocionet në kampionatin e futbollit elitar në vend vazhdojnë në fundjavë, kur të dielën në program do të jenë ndeshjet e xhiros së 29-të në Ligën e Parë. E gjithë vëmendja e opinionit në vend shkon drejt stadiumit të qytetit në Tetovë, ku në derbin lokal kampionia në fuqi Shkëndija do të përballet me fituesen e Kupës së Maqedonisë, Renovën. Duel ky që pritet të grumbullojë numër të madh shikuesisht, ndërsa nga tabori i ‘kuqezinjëve’ kërkojnë fitoren e rradhës për të siguruar pozitën e dytë në renditjen tabelare. “Ndeshje si gjithë ndeshjet tjera, megjithse të gjithë e dijmë rivalitetin që egziston ndërmjet skuadrave fqinje. Ne në çdo takim luajmë për fitore dhe kësaj rradhe nuk ka ndryshim. Renova në kampionat nuk ka ambicie dhe do të luajë më e relaksuar, ndërsa neve na duhen pikët për kreun e tabelës. Këtu është Renova në përparësi të vogël, sepse nuk ka presionin e rezultati, posaçërisht pas suksesit në Kupën e Maqedonisë. Ne Renovës i’a urojmë trofeun në Kupë, mirëpo në ndeshje do të jemi kundërshtar dhe do të japim maksimumin për të arritur të marim tre pikë të reja dhe njëkohësisht të gëzojmë tifozët tanë të zjartë”, komentoi përballjen e rradhës me Renovën, mesfushori i Shkëndijës Elmedin Rexhepi. Nga tabori i Renovës paralajmërojnë përballje të relaksuar, nga e cila në 90-të minuta kualitativ të kënaqur do të ngelnin të kënaqur. “Me fitoren në Kupë ne përmbushëm ambiciet tonë për këtë sezon, ndërsa tani u kthehemi obligimeve në kampionat. Normal që duam të jemi sa më lartë të renditje dhe për këtë deri në fund do të luajmë për rezultate pozitive. Shkëndija duket se kohëve të fundit ka hyrë në formë, ndërsa kësaj rradhe do të ketë mbështetjen e pjesës më të amdhe të publikut. Për ne gjithnjë është kënaqësi të luajmë në tribuna të mbushura dhe do të tentojmë të japim më të mirën tonë. Do të kisha dashur që në një takim korrekt, ku do të mbizotërojë kultura e lartë sportive, përmes një paraqitje dinjitoze dhe kualitative, pikët le t’i takojnë ekipi që do të ketë më shumë fat, ndërsa skuadra e mundur le ta pranojë me korektësi disfatën”, porositi mesfushori i Renovës, Muharem Bajrami. Ndeshja Shkëndija-Renova do të zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:30. Në ndeshjet tjera derbi i madh lokal edhe në Shkup, kur Vardari përballet me Rabotniçkin. Metalurgu në fushë të saj do të presë Sileksin, Bregallnica takohet me Teteksin, Ohrid 2004 ndeshet me Horizont Turnovën në derbin e fundit të tabelës, ndërsa Napredoku pret 11 Oktomvrin.

Dyshet e javës së 29-të:
Shkëndija-Renova,
Vardari-Rabotniçki,
Bregallnica-Teteksi,
Ohrid 2004-Horizont T.,
Napredoku-11 Oktomvri,
Metalurgu-Sileksi.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *