Home / Sport / Lionel Mesi kthehet në legjendë

Lionel Mesi kthehet në legjendë

Lionel Mesi ka shkruar emrin në librin e artë të futbollit botëror duke thyer një rekord që rezistonte prej thuajse 40 vitesh. Sulmuesi argjentinas është kthyer në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në një sezon në kampionatet elitare, duke arritur kuotën e 68 golave të shënuar.

Rekordi i përkiste gjermanit Gerd Myler, i cili kishte shënuar 67 gola në sezonin 1972-1973 me fanellën e Bajern Mynih. Për shumë vite me radhë, disa prej golashënuesve më të njohur janë munduar që të arrijnë këtë shifër të frikshme, por pa ia dalë mbanë.

Por Lionel Mesi, vetëm 24 vjeçar, ndonëse i kanë mbetur edhe tre ndeshje të tjera deri në fundin e sezonit, ka arritur të kalojë këtë kuotë, falë 3 golave të shënuar në portën e Malagas, në fitoren 4-1 të Barcelonës.

Argjentinasi merr në këtë mënyrë edhe kryesimin në garën për “Këpucën e Artë” në kampionatin spanjoll, pasi është ngjitur në kuotën e pabesueshme të 46 golave në këtë sezon.

Ky mund të jetë ngushëllimi i vetë i lojtarit që në këtë sezon nuk ka arritur të fitojë as kampionatin dhe as Ligën e Kampioneve, ndonëse ku padyshim që mund të cilësohet sezoni më i mirë i karrierës së tij. Deri tani, Mesi ka shënuar 248 gola në 326 ndeshje me fanellën e katalanasve.

Rezultatet
A. Madrid-Real Sociedad 1-1
54′ Gabi / 91′ Vela

Barcelona-Malaga 4-1
14′ Pujol, 35′ (p), 59′ (p), 64′ Mesi / 25′ Rondon

Majorka-Rajo Vajekano 1-0
62′ Gonzalo Kastro

Real Saragoza-Levante 1-0
11′ Edu Oriol

Sevilja-Betis 1-2
5′ Negredo / 43′, 90′ Ekstebarria

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *