Home / Lajme / Maqedoni / “Liria Kombëtare” në Zvicër letër të hapur deputetëve shqiptarë në Maqedoni

“Liria Kombëtare” në Zvicër letër të hapur deputetëve shqiptarë në Maqedoni

12 maj-Dhe menjëherë pas saj në të gjitha instancat ndërkombëtare të kërkohet një Marrëveshje ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes shqiptare në IRJM. Mos dëgjoni zërin e partive që iu kanë zhvesh nga të gjitha atributet kombëtare dhe njerëzore, mos dëgjoni zërin e funksionarëve shtetëror, por dëgjoni zërin e popullit shqiptar- zërin e së vërtetës”, thuhet në letrën publike të kësaj shoqate.

Shoqata Atdhetare “Liria Kombëtare” në Zvicër i është drejtuar me një letër siç thuhet deputetëve shqiptarë në Parlamentin e IRJM-së.

“Bashkohuni për të zgjidhur çështjen shqiptare në IRJM, përndryshe përgjegjësia do të bie mbi ju, sepse ju jeni të zgjedhurit e popullit. Qëndrimi i juaj dekorativ në Parlamentin e IRJM nuk ju bën nder por ju përbuz për gjithmonë. Largohuni nga Parlamenti i IRJM duke dorëzuar vetëm një kërkesë për ndryshimin e kushtetutës së IRJM, në preambulën e së cilës do të shkruhet se populli shqiptar është popull i barabartë me popullin sllavo-maqedon, për gjërat tjera vendosin vetë shqiptarët. Dhe menjëherë pas saj në të gjitha instancat ndërkombëtare të kërkohet një Marrëveshje ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes shqiptare në IRJM. Mos dëgjoni zërin e partive që iu kanë zhvesh nga të gjitha atributet kombëtare dhe njerëzore, mos dëgjoni zërin e funksionarëve shtetëror, por dëgjoni zërin e popullit shqiptar- zërin e së vërtetës”, thuhet në letrën publike të kësaj shoqate.

Kjo shoqatë thekson se reagon ndaj skenarëve të njëpasnjëshëm të grupeve militante sllavo-maqedone, projekteve dhe qëndrimeve të institucioneve shtetërore, të cilat kanë në shënjestër popullin shqiptar në IRJM.

“Vrasjet, ekzekutimet, provokimet, rrahjet e nxënësve shqiptarë, mohimi i gjuhës dhe simboleve kombëtare janë pjesë e strategjisë së IRJM të krijuar nga një politikë diskriminuese për të provokuar shqiptarët autoktonë me format dhe me metodat më të ndryshme, prandaj në vazhdimësi kemi reaguar dhe kemi ngritur zërin se terrori mbi shqiptarët në Ballkan nuk është ndalur, duke mos besuar fare në Qeveritë e Shkupit qoftë edhe ato të ngritura edhe me votat e shqiptarëve. Të kota, për ne kanë qenë dhe janë premtimet boshe të politikanëve shqiptarë, arsyetimet naive apo të motivuara për hir të interesave personale, se gjoja çështja shqiptare është drejt zgjidhjes. Qëndrimet, reagimet dhe angazhimet e politikanëve shqiptarë të të gjitha ngjyrave e themi me plot gojën nuk kanë qenë, nuk janë në nivel dhe nuk janë në shërbim të popullit shqiptar, por përkundrazi në shërbim të kolltukëve të tyre”, thekson “Liria Kombëtare”, duke theksuar se kjo është thirrja e fundit drejtuar deputetëve shqiptarë për bashkëveprim dhe bashkim.INA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *