Home / Lajme / Maqedoni / LSDM nga qershori në protesta masive

LSDM nga qershori në protesta masive

15 maj-“LSDM sot ka vendosur që të dal në sheshet mbarë vendit. Për çdo javë në qytet të ndryshëm do të organizojmë protesta për të identifikuar politikat e gabuara të Qeverisë, të locojmë problemet dhe të ofrojmë zgjidhje”, deklaroi Cërvenkovski, duke shtuar se protestat do të nisin nga qershori

Lidhja Social Demokrate (LSDM) si partia më e madhe opozitare paralajmëroi sot protesta masive gjatë javëve të ardhshme në mbarë vendin.

Kryetari i kësaj partie, Branko Cërvenkovski ka theksuar se protestat do të mbahen në çdo javë në çdo shesh të qyteteve të Maqedonisë.

“LSDM sot ka vendosur që të dal në sheshet mbarë vendit. Për çdo javë në qytet të ndryshëm do të organizojmë protesta për të identifikuar politikat e gabuara të Qeverisë, të locojmë problemet dhe të ofrojmë zgjidhje”, deklaroi Cërvenkovski, duke shtuar se protestat do të nisin nga qershori.

Sipas tij, tanimë do të nis beteja e vërtetë për një Maqedoni më të mirë dhe më të suksesshme kundër pushtetit të VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit.

“Maqedonia po përballet me një gjendje katastrofale në të gjitha sferat e jetës, papunësi, varfëri, ekonomi të ngulfatur, borxhet e shtetit, krim dhe kriminalitet, marrëdhënie të përkeqësuara ndëretnike dhe ndërfetare si dhe bllokim të proceseve evrointegruese”, ka theksuar kryetari i LSDM-së, duke shtuar se kanë ndërmarrë hapin e protestës, për shkak të injorimit të kërkesave dhe propozimeve të tyre përmes rrugëve institucionale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *