Home / Lajme / Rajon / Luginë, shqiptarët votuan me flamurin kombëtar

Luginë, shqiptarët votuan me flamurin kombëtar

6 maj-Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë vendosur flamurin kombëtar në disa nga qendrat e votimit, ku sot votohet për të zgjedhur presidentin serb, deputetët dhe drejtuesit lokalë, raporton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë vendosur flamurin kombëtar në disa nga qendrat e votimit, ku sot votohet për të zgjedhur presidentin serb, deputetët dhe drejtuesit lokalë, raporton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

Lajmin e bën me dije agjencia kosovare “Presheva Jonë”, e cila raporton se në disa vendvotime të Kosovës, ku po votojnë pakicat serbe, si në veri të Mitrovicës dhe Zubin Potok janë vënë flamujt e Serbisë. Por, sipas agjencisë në disa qendra votimi në Luginën e Preshevës janë vendosur flamuj kombëtar dhe të Kosovës.

Gazetarët e agjencisë kanë fotografuar një lider shqiptar, i cili po votonte në zgjedhjet lokale serbe para flamurit kombëtar.

Pas votimit me të qeshur lideri i LPD-së Jonuz Musliu, mësohet të ketë thënë se “në 6 maj ka zgjedhje edhe Kosova edhe Serbia. Kjo këtu është Kosovë Lindore”.

“Ne këtu jemi shqiptarë dhe është drejtë e jona të dalim me flamurin tonë kombëtar në zgjedhje. Pardje në Tërnovc e Breznic kemi parë automjetet policore me flamuj të Serbisë, të cilët rrethuan fshatrat tona shqiptare, i bastisën, i keqtrajtuan, dhe arrestuan bijtë tanë. Tash ne shqiptarët nuk di pse duhet më ta përdorim atë flamur”, deklaroi kryetari i LPD-së Jonuz Musliu, njëherësh kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanovcit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *