Home / Sport / Mançester Junajtid largon Majkëll Ouen

Mançester Junajtid largon Majkëll Ouen

Majkëll Ouen ka filluar kërkimet për një klub të ri pasi Sër Aleks Ferguson i ka bërë të ditur se nuk do t’i rinovojë kontratën me Mançester Junajtid.

Ouen ka luajtur vetëm në katër ndeshje në këtë sezon, ndërsa e gjithë eksperienca e tij në këtë klub është shënuar nga dëmtimet e njëpasnjëshme që në momentin kur firmosi për “djajtë e kuq” në vitin 2009.
“Trajneri më informoi se klubi nuk do të më ofrojë një kontratë të re”, shkroi sot Ouen në adresën e tij të Twitter. “E kam dashuruar çdo minutë të 3 viteve që kam kaluar në këtë klub fantastik. Do të dëshiroja që të falënderoja lojtarët, stafin dhe tifozët për mbështetjen e tyre dhe t’u uroj më të mirat në të ardhmen. Tani po planifikoj disa pushime të shkurta gjatë të cilave do të vendos hapin e radhës në të ardhmen”.
Edhe vetë Aleks Ferguson foli për këtë temë në faqen e internetit të klubit. “Ka qenë një kënaqësi që kemi patur Majkëll si pjesë të Mançester Junajtid. Ai është një profesionist dhe ishte një figurë ndikuese në dhomat e zhveshjeve. Fatkeqësisht, ai nuk ka patur shans me dëmtimet në këtë sezon. Rekordi i tij i golave për ndeshje të luajtura është i shkëlqyer dhe ne i urojmë më të mirën e mundshme për të ardhmen”, ishte komenti i trajnerit skocez.
Ouen ka shënuar 17 gola në 52 ndeshje me fanellën e Mançester Junajtid, ku vetëm në 18 takime ka qenë titullar. Goli më i rëndësishëm i tij ka qenë ai i kohës shtesë në derbin kundër Mançester Sitit në shtatorin e vitit 2009, kur i dha suksesin 4-3 skuadrës së Junajtid.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *