Home / Sport / Mançester Siti shpallet kampion i Anglisë

Mançester Siti shpallet kampion i Anglisë

Serxho Aguero i dha fund pritjes 44 vjeçare të Mançester Sitit për një titull kampion në mënyrën më spektakolare, duke shënua vetëm pak sekonda para përfundimi të kohës shtesë për të siguruar një fitore 3-2 ndaj QPR që i dha trofeun ekipit të Mançinit.

Titulli dukej sikur ishte drejtuar për në anën tjetër të Mançesterit, drejt ekipit të Junajtid për të 20-tën herë pasi Uejn Runi i dha skuadrës së tij një fitore 1-0 në fushën e Sandërlend, ndërsa Siti po humbte 2-1 kur përfundoi koha e rregullt e ndeshjes.

Por zëvendësuesi Edin Xheko shënoi golin e barazimit në minutën e 91-të, ndërsa Serxho Aguero shënoi 3 minuta më vonë duke e dërguar në ekstazë stadiumin “Etihad” që rrallëherë ka festuar në këtë mënyrë më parë

Në verdiktet e tjera të sezonit, Arsenali ruajti vendin e tretë në renditje falë fitores 3-2 në fushën e Uest Bromuiç. Ndërsa Totenhemi ka marrë vendin e katërt pas suksesit 2-0 ndaj Fullhem, por duhet të shpresojë që Çelsi të mos fitojë Ligën e Kampioneve në këtë edicion, pasi në një eventualitet të tillë do të detyrohet t’i lëshojë vendin në këtë turne rivalëve të tyre londinezë në sezonin e ardhshëm.

Skuadrat ë kanë rënë nga kategoria janë Bolton, Bllekbërn dhe Ulvërhempton.

Rezultatet
Çelsi-Bllekbërn 2-1
31′ Terri, 34′ Meireles / 60′ Ajegbeni

Everton-Njukasëll 3-1
16′ Pienar, 27′ Jelaviç, 65′ Heitinga / 73′ (ag) Hibert

Mançester Siti-QPR 3-2
39′ Zabaleta, 91′ Xheko, 94′ Aguero / 48′ Cise, 66′ Maki

Noruiç-Aston Vila 2-0
9′ Holt, 22′ Xhekson

Stouk-Bolton 2-2
13′, 77′ (p) Uollters / 39′ M. Deivis, 45’′ K. Deivis

Sandërlend-Mançester J. 0-1
20′ Runi

Suonsi-Liverpul 1-0
86′ Graham

Totenhem-Fullhem 2-0
2′ Adebajor, 63′ Defo

Uest Bromuiç-Arsenal 2-3
12′ Long, 15′ Dorrans / 4′ Benajun, 30′ Andre Santos, 55′ Koshielni

Uigan-Ulvërhempton 3-2
12′ Di Santo, 14′, 79′ Bois / 9′ Xharvis, 86′ Fletçer

Renditja
Mançester Siti 89, Mançester Junajtid 89, Arsenal 70, Totenhem 69, Njukasëll 65, Çelsi 64, Everton 56, Liverpul 52, Fullhem 52, Uest Bromuiç 47, Suonsi 47, Noruiç 47, Sandërlend 45, Stouk 45, Uigan 43, Aston Vila 38, QPR 37, Bolton 36, Bllekbërn 31, Ulvërhempton 25.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *