Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia jashtë agjendës në Çikago

Maqedonia jashtë agjendës në Çikago

19 maj-Këto deklarime kanë shuar shpresat dhe përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë për të përfituar ftesën edhe me referencën FYROM, duke u thirrur në Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, që ishte në favor të Shkupit dhe që obligonte Greqinë të respektonte Marrëveshjen e Përkohshme midis dy vendeve, sipas së cilës Athina zyrtare nuk do të bllokonte anëtarësimin e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare.

Maqedonia në Samitin e NATO që nis nesër në Çikago të SHBA-ve do të humb një shans të dytë për të qenë anëtare e Aleancës së Atlantikut Verior.

Ky vendim tashmë është i qartë për autoritetet qeveritare në Shkup, të cilët pavarësisht udhëtimit drejt SHBA-ve, nuk do të rastin për të përfituar ftesën për anëtarësim, pas sinjaleve të qarta të Aleancës.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen deklaroi se agjenda e samitit të radhës nuk parasheh procesin e zgjerimit dhe pranimin e anëtareve të reja.

“Të gjitha vendimet në NATO sillen në bazë të koncensusit, dhe kjo përfshin edhe Greqinë. Për të dërguar ftesën në adresë të Shkupit, duhet mbështetja e Greqisë. Kjo është kjo. Unë e kuptoj se Greqia nuk ka vullnet për të bërë një ftesë të tillë derisa nuk gjendet zgjidhje e ndërsjelltë për emrin. Kështu kemi vendosur në Bukuresht në vitin 2008 dhe ai vendim akoma është në fuqi”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

Lidhur me Samitin në Çikago, edhe ambasadori amerikan në Shkup, Pol Volers ka nënvizuar se SHBA-të nuk do të nxisin çështjen e pranimit të Maqedonisë në Aleancë, pasi që dihet paraprakisht se nuk do të ketë koncensus. Ai gjithashtu ka saktësuar se në Samiti i radhës nuk do të ketë në agjendë çështjen e zgjerimit.

Këto deklarime kanë shuar shpresat dhe përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë për të përfituar ftesën edhe me referencën FYROM, duke u thirrur në Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, që ishte në favor të Shkupit dhe që obligonte Greqinë të respektonte Marrëveshjen e Përkohshme midis dy vendeve, sipas së cilës Athina zyrtare nuk do të bllokonte anëtarësimin e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare.

Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov që është udhëheqës i delegacionit të Shkupit për në Çikago ka kërkuar që NATO të respektojë vendimin e GJND-së për kontestin e emrit. Ndërkohë, deri tani nuk ka pasur ndonjë koment nga ana e kreut të Qeverisë, Nikolla Gruevski, i cili nuk ka udhëtuar drejt Çikagos, por po vijon një vizitë të tij në Kinë, në kërkim të investitorëve dhe përhapjes kineze në Maqedoni.

Partitë politike në Maqedoni po përgatisin aktivitetet dhe strategjitë e tyre të veprimit lidhur me sinjalet dhe epilogu që do të jetë për vendin nga Samiti i NATO-s në Çikago. Ky takim i nivelit të lartë të Aleancës do të mbahet më 21 dhe 22 maj në Çikago të SHBA-ve, por pa përfshirë agjendën e zgjerimit dhe pranimit të anëtareve të reja,por në fokus do të ketë Afganistanin dhe sfidat e tjera të sigurisë globale

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *