Home / Lajme / Maqedoni / Masa penale për keqpërdoruesit e rrjeteve sociale

Masa penale për keqpërdoruesit e rrjeteve sociale

11 maj_Ne i bëjmë thirrje opinionit që në mënyrë korrekte dhe të drejtë të shfrytëzojnë rrjetet sociale për të cilat janë krijuar. Ato nuk duhet të jenë mjete për të organizuar protesta që thirren në dhunë, fyerje dhe shkelje të rendit, si dhe mjete për urrejtje nacionale, fetare dhe racore”, thekson kjo Drejtori, duke komentuar debatet në rrjetet sociale lidhur me protestat e sotme të thirrura nga shqiptarët, dhe ato të nesërme të thirrura nga maqedonasit.

Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Maqedoni bëri të ditur sot se do të ndërmarrë masa kundër të gjithë keqpërdoruesve të rrjeteve sociale në internet.

“Ne i bëjmë thirrje opinionit që në mënyrë korrekte dhe të drejtë të shfrytëzojnë rrjetet sociale për të cilat janë krijuar. Ato nuk duhet të jenë mjete për të organizuar protesta që thirren në dhunë, fyerje dhe shkelje të rendit, si dhe mjete për urrejtje nacionale, fetare dhe racore”, thekson kjo Drejtori, duke komentuar debatet në rrjetet sociale lidhur me protestat e sotme të thirrura nga shqiptarët, dhe ato të nesërme të thirrura nga maqedonasit.

DMDHP thekson se duke u nisur nga kjo formë e keqpërdorimit, para organeve përgjegjëse do të ngris procese hetimi për kryerësit dhe keqpërdoruesit e këtyre rrjeteve sociale.

DMDHP bën të ditur se në kundër të kompetencave të saj për parandalimin e keqpërdorimit të internetit dhe rrjeteve sociale, ka ndërmarrë masa për shlyerjen e profileve dhe grupeve të dëmshme, zbulimin e adresave të tyre dhe të dhënave të tjera plotësuese si dhe procesuimin e rasteve penale. Kjo drejtori bën të ditur se keqpërdorimet më të mëdha së fundi po bëhen përmes rrjetit social “Facebook”.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *