Home / Lajme / Maqedoni / Mbahet dita e dallimeve në Tetovë

Mbahet dita e dallimeve në Tetovë

16 maj-Me këtë rast nëpër pikat që ishin vendosur në qendrën për kulturë në Tetovë, janë prezantuar ushqime tradicionale shqiptare, maqedonase, turke, rome, ndërsa me tendat e tyre kanë marrë pjesë edhe dy universitetet e Tetovës, USHt dhe UEJL, komuna e Tetovës, kolegji Woodrow Wilson, shoqata të ndryshme, kurse kanë marrë pjesë edhe fëmijët e qendrave ditore të Tetovës dhe Gostivarit

Të martën në Tetovë është mbajtur manifestimi “Dita e Dallimeve” që mbahet për herë të dytë në këtë qytet nga ana e OJQ-së Multikultura. Me këtë rast nëpër pikat që ishin vendosur në qendrën për kulturë në Tetovë, janë prezantuar ushqime tradicionale shqiptare, maqedonase, turke, rome, ndërsa me tendat e tyre kanë marrë pjesë edhe dy universitetet e Tetovës, USHt dhe UEJL, komuna e Tetovës, kolegji Woodrow Wilson, shoqata të ndryshme, kurse kanë marrë pjesë edhe fëmijët e qendrave ditore të Tetovës dhe Gostivarit.Hapja solemne e këtij evenimenti është hapur nga ana e kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti, i cili tha se kjo është një ditë që bashkon të gjithë qytetarët.” I përgëzoj organizatorët për këtë ngjarje që shpalon pasurinë e shumëllojshme kulturore dhe që kultivon dallimet si një vlerë shoqërore.Prezantimi i ushqimeve tradicionale si një segment i rëndësishëm i pasurisë kulturore paraqet një mundësi për të njohur traditën e begatshme të gatimit në qytetin tonë. Komuna e Tetovës fuqimisht i mbështet aktivitetet që pasurojnë diversitetin kulturor dhe që promovojnë njohjen dhe respektin e ndersjellë si një vlerë që zhvillon klimën e mirëbesimit dhe bashkëjetesës”, tha Bexheti. Ndërsa Arlinda Mazllami, udhëheqëse e programit vjetor të OJQ-së Multikultura, thotë se ky ëhstë një manifestim ndryshe nga të tjerat, ku të gjithë janë të ndryshëm por të barabartë. “Ne jemi të kënzaqur që ky aktivitet, me meritën tonë po shënohet si ditë tradicionale edhe këtë meritë e ndajmë edhe me komunën e Tetovës, e cila çdo herë i përkrahë aktivitetet që janë për të mirën e të gjithëve”, tha Mazllami. Ndërsa vullnetarët Blerta Bexheti dhe Selima shaqiri theksuan se ky ëhstë një kontribut në realizimin e misionit dhe vizionit të organizatës, që ka të bëjë me ndërtimin e një shoqërie multietnike, zhvillimin e më tej të vlerave kulturore dhe tolerancës ndëretnike.Ky aktivitet është përkrahur edhe nga qendra për zhvillim institucional kurse para të pranishmëve foli drejtori Zoran Stojkovski, i cili përshëndeti këtë aktivitet. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *