Home / Lajme / Maqedoni / Mbështetet propozim ligjin për zonat e zhvilluara turistike

Mbështetet propozim ligjin për zonat e zhvilluara turistike

9 maj-Tani po përgatitet dokumentacioni urbanistik-planor për zonat e zhvilluara. Pjesa më e madhe e tokës është shtetërore që është edhe kusht për themelimin e zonës së tillë. Për atë që është në pronësi private do të kryhet shpronësim. Në periudhën korrik/gusht planifikohet të shpallet thirrja e parë publike ndërkombëtare. Sa objekte do të ndërtohen në secilën prej zonave, do të varet nga investitori.

Komisioni kuvendor për çështje ekonomike në seancën e sotme konstatoi se propozim ligji për zonat e zhvilluara turistike është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të dytë të mëtutjeshëm.

Përmirësim i ofertës së plotë turistike, tërheqje e investimeve të reja dhe promovim i Maqedonisë si destinacion atraktiv turistik, janë qëllimet themelore të Propozim ligjit. Me të tani për tani janë definuar tetë zona të zhvilluara, por varësisht nga interesi i investitorëve potencial, numri i tyre do të rritet. Bëhet fjalë për lokacione prej 13 deri në 50 hektarë në rajonin e Strugës, Prespës, Dojranit dhe Ohrit të cilët deri në fund të vitit duhet të urbanizohen. Për to shteti do të sigurojë volitshmëri shtesë edhe për investitorët vendor dhe të huaj.

“Vendimi i propozuar i rregullon kushtet, mënyrën dhe procedurën për themelimin e zonave, zhvillimin e tyre, si dhe përshtatshmërinë për investime. Është definuar edhe mbikëqyrja e punës në zonat e cila do ta përfundojë Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit”, tha zëvendësministrja e Ekonomisë Katerina Kosteska, duke e elaboruar tekstin.

Ligji parashikon volitshmëri për investitorët, lirim nga tatimi personal në 10 vitet e fundit, lirim nga TVSH-ja për materiale ndërtimore për ndërtimin e zonës dhe objekteve në të, ndihmë shtetërore për çdo investim mbi 10 milionë euro, si dhe ndihmë për trajnim dhe përsosje të të punësuarve, deri 50 për qind nga shpnzimet për mbindërtim të përgjithshëm dhe 25 për qind për atë profesional.

Tani po përgatitet dokumentacioni urbanistik-planor për zonat e zhvilluara. Pjesa më e madhe e tokës është shtetërore që është edhe kusht për themelimin e zonës së tillë. Për atë që është në pronësi private do të kryhet shpronësim. Në periudhën korrik/gusht planifikohet të shpallet thirrja e parë publike ndërkombëtare. Sa objekte do të ndërtohen në secilën prej zonave, do të varet nga investitori.

Ai që do ta blejë tokën, gjegjësisht që do të jetë shfrytëzues i zonës është i obliguar të nxjerrë leje për ndërtim në afat prej 12 muajve, ndërsa objektet t’i ndërtojnë për 72 muaj, gjegjësisht gjashtë vite. Megjithatë do të definohet numri minimal i objekteve që do të duhet të ndërtohen. Lejet për ndërtim do t’i japë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa procedura do të kryhet në pajtim me Ligjin për ndërtim.

Komisioni për çështje ekonomike i mbështeti edhe ndryshimet e Ligjit për standardizim të cilat kryesisht i përkasin saktësisë së tekstit dhe zbatimit të saj më të lehtë. Ata megjithatë, theksoi Kosteska, do t’i mundësojnë Institutit për standardizim ta realizojnë aplikimin e vet pçër plotësimin e kushteve për anëtarësim të plotfuqishëm bë Komitetin Evropian për standardizim. Ndryshimet njëherit janë edhe obligim për harmonizimin e legjislacionit të Maqedonisë me atë evropian.

Në Kuvend sot mbajti mbledhje edhe Komisioni për mbrojtje dhe siguri i cili e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për informacione të klasifikuara

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *