Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi:Radikal Islamistët në Ballkan i kontrollon shërbimi sekret serb

Menduh Thaçi:Radikal Islamistët në Ballkan i kontrollon shërbimi sekret serb

10 maj-
“Këta mendonin se me kësi konstruksione të ndryshme të fëlliqura politike do ta frikësojnë NATO – n, që ajo t’i pranojë në organizmin e vet me 20 maj, gjë që nuk do të ndodh. Efekti kryesor që deshtën ta arrijnë është që t’i etiketojnë shqiptarët e Maqedonisë se janë radikalistë islamë”, ka thënë ai duke shtuar se asnjëherë shqiptarët nuk kanë pasur probleme fetare, por janë ballafaquar me probleme ndëretnike.

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare ka paralajmëruar rreziqet e reja të cilat i kanosen Maqedonisë. Në një intervistë për RTV 21 ai ka folur për proceset e përgjithshme nëpër të cilat po kalon vendi, si dhe në veçanti për incidentet e fundit ndëretnike.

Si dhe operacionin e koduar me emrin “Monstrumi”, me ç’rast u arrestuan 20 shqiptarë me pretendimin se janë të përfshirë në vrasjen e pesëfishtë e cila ndodhi në Smilkovcë.

“Ne si parti opozitare mundohemi që t’i dalim zot shqiptarëve të Maqedonisë, por ja që kapacitetet tona janë të limituara. Në anën tjetër jemi në një rrezik që aleatët tanë të na vlerësojnë si turbulentë, si ekstremistë. Nuk jam optimist se kjo situatë shpejt do të përmisohet”, ka thënë Menduh Thaci.

Ai i është referuar përvojës së tij politike dhe mundësisë që i është dhënë atij si studentë ta përjetojë kohën e regjimit të Millosheviqit, andaj veprimet e qeverisë së Maqedonisë, sipas tij, aspak nuk ndryshojnë në esencë më ato të diktatorit serb, por në miniaturë janë strategji e njëjtë që po zhvillohet ndaj shqiptarëve.

Sidomos pas këtij rastit të fundit të vrasjes së pesëfishtë, kur qeveria nisi ti etiketojë shqiptarët edhe si turbulente, por edhe si terroristë islamik radikal , janë skenarë që i ka zbatuar Millosheviqi ka thënë ai.

“Kam patur një shpresë minimale se 20 maji mund të jetë dita e kthesës edhe e Maqedonisë, por edhe e shqiptarëve të Maqedonisë, por tashmë i kam informatat e sigurta se Maqedonia as që do të përmendet dhe as që do të jetë në rend dite”, ka shtuar i pari i PDSH – së.

Si arsye se pse Maqedonia ka hyrë në një situatë të tillë të turbullt, Menduh Thaci e ka përmendur faktin se shteti i Maqedonisë është një laborator eksperimental i politikës millosheviqiane.

“Fillimisht sllavët e përdorin metodologjinë e etiketimin, nënçmimin, dhe më pastaj vjen brutaliteti, rrahja e kështu më radhë, për të ardhur deri tek veprimi i aparatit shtetëror që me qëllim shkakton terror tek qytetarët e vet. Për këtë janë shumë fajtor maqedonasit, por janë edhe disa shqiptar që në vitin 2001 e bënë mashtrimin kapital historik duke thënë se erdhën dhe i çliruan shqiptarët e Maqedonisë, e më pastaj u nënshtruan në mënyrë të paparë”, është shprehur Thaçi.

Ai është shfaqur shumë kritik me partinë shqiptare që bashkëqeveris me Nikolla Gruevskin, duke thënë se sllavët nuk kanë pasur ndonjëherë avokatë më të mirë as në kohën e komunizmit se sa këtë klikë, këtë garniturë politike shqiptare në pushtet.

“Kjo parti arriti të komprementojë gjithçka që është patriotike dhe kombëtare. Në momentet kur policia merr në kontroll komplet Shkupin dhe Komanovën, në momentin kur policia i ngreh gratë zhagë, edhe pse kanë police femra nuk i përdorin, kjo është një tragjedi e madhe”, ka shtuar ai.

Më tutje, Menduh Thaci është shprehur se është prishur rendi i sistemit të vlerave dhe se nëse kjo nuk ndryshohet, atëherë shpresat i kemi shumë të vogla. Madje, ai ka kritikuar edhe qasjen e faktorin ndërkombëtar në Maqedoni.

“Kësaj situate të krijuar, i kontribuon shumë edhe qasja e bashkësisë ndërkombëtare që është jashtëzakonisht përkëdhelëse për Maqedoninë, jashtëzakonisht përkëdhelëse për maqedonasit dhe për Qeverinë e Maqedonisë. Ata i frikësohen destabilizimit të këtij shteti, i cili destabilizim mund të ketë një efekt domino të destabilizimit të rajoneve të ish Jugosllavisë, siç është Bosnja, një pjesë e Kosovës dhe kështu me radhë”, është shprehur Menduh Thaçi, gjatë kësaj interviste.

Më tutje, lidhur me qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj zhvillimeve në Maqedonia, ai ka shtuar se kur ne përpiqemi t’iu themi se gjendja është shumë e rëndë, ata vazhdimisht thonë se ju keni një forcë politike e cila i ka fituar zgjedhjet dhe ajo forcë politike që i përfaqëson shqiptarët pajtohet me këtë politikë qeverisëse.

I pari i PDSH – së është shfaqur kritik edhe ndaj shtetit shqiptar dhe Kosovës, të cilët i ka akuzuar për mungesë të politikës aktive lidhur me fatin e shqiptarëve të Maqedonisë.

“Shqiptarët e Maqedonisë janë pjesë e kombit që kanë kapacitete gjithëkombëtare, e nuk janë pakicë ekstreme, si në aspektin ekonomik, arsimor, madje edhe në atë ushtarak. Sinqerisht mendojë se ata duhet të aktivizohen. Më vjen mirë që me përkeqësimin e situatës, kanë filluar disa figura zyrtare të politikës si të Kosovës, po ashtu edhe të Shqipërisë, të aktivizohen në këtë betejë të pabarabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve këtu”, është shprehur Menduh Thaçi.

Ai është shprehur se problem real në Maqedoni është politika nacionaliste e qeverisë së Maqedonisë, duke shtuar se situata aq shumë mbingarkohet sa do të jetë e pamundur që forca e ardhshme politike ta ketë kredibilitetin tek shqiptarët dhe kjo do të jetë situata më e keqe dhe fatale që e pret Maqedoninë.

“z. Ahmeti është tërësisht i kompremintuar dhe pa kurrfarë ndikimi tek shqiptarët, i groposur, por i njëjti rrezik i vjen edhe Menduh Thaçit, edhe PDSH – së, nëse ne nuk ndërmarrim hapa pak më të fuqishëm për të demonstru këtë pakënaqësi që e kemi. Ju sigurojë se ne do të vazhdojmë me këtë politikë deri në ditën e samitit në Çikago dhe më pas do të aktivizohemi më tepër”, ka premtuar Thaçi.

Kryesuesi i Partisë Demokratike Shqiptare është shprehur se mbase pa dashje, pa dije dhe në mungesë të përvojës partitë politike shqiptare në Maqedoni janë bërë pre e një politike folklorike. Ai ka shtuar se maqedonasit me një zhdërvjelltësi kanë imponuar një sistem të drejtave të papërdorshme, të paekzekutueshme. Mirëpo, ai gjatë kësaj interviste e shfrytëzojë rastin për ta reklamuar platformën e re politike të PDSH – së, duke shtuar se aty paralelisht me aspektin kombëtar, parashihet që ndarja e pushtetit të jetë porporcinale dhe shqiptarët të kenë të drejtë të vendimmarrjes.

Menduh Thaçi akuzoi BDI – në se pavarësisht se zgjedhjet i ka fituar duke u bazuar në një program, kur ata hynë në qeverisje e kanë shkelur tërësisht cdo gjë që është e shkruar në të, madje, ai ka thënë se një parti në raste të veprimeve të tillë, nuk gëzon legjitimitet.

“Kohëve të fundit kam filluar të mendojë se kjo situatë gati mund të bëhet e pakthyeshme. Keqësimi i pozitës së shqiptarëve mund të bëhet një proces i pakthyeshëm për shkak se gjanat kanë shkuar aq larg sa edhe po te fitojë një forcë tjetër politike, qoftë ajo edhe PDSH, disa gjëra kanë shkuar shumë larg. Nëse ka arrit shërbimi sekret ta fut në “kontroll” tërë islamin radikal në Ballkan, beteja do të jetë shumë e rëndë dhe shumë e vështirë. Kur këta me aq lehtësi kualifikojnë se këto vrasjet e fundit ishin një akt i islamistëve radikal, unë me plot përgjegjësi ju them se islamistët radikal i kontrollon shërbimi sekret serb”’ është shprehur, ndër të tjera, lideri i PDSH – së, Menduh Thaçi.

Kur me kaq lehtësi etiketojnë kësisoj dhe nuk sqarohet motivi i vrasjes dhe nuk ofrojnë asnjë argument, çështjet bëhen shumë te komplikuara dhe nëse nuk parandalohen këto procese, në konfrontimin e kemi të pashmangshëm, ka shtuar ai.

“Ministria e Brendshme dhe qeveria lidhur me këtë vrasje filluan të bëjnë konstruksione politike. Gjithë ata që nëpërkëmbeshin dhe arrestoheshin ishin shqiptarë, ndërsa kualifikimi publik ishte se këta janë radikal islamistë”, tha Menduh Thaçi, duke shtuar se ky është një veprim vetëvrasës politik që e ka bërë Qeveria e Maqedonisë.

“Këta mendonin se me kësi konstruksione të ndryshme të fëlliqura politike do ta frikësojnë NATO – n, që ajo t’i pranojë në organizmin e vet me 20 maj, gjë që nuk do të ndodh. Efekti kryesor që deshtën ta arrijnë është që t’i etiketojnë shqiptarët e Maqedonisë se janë radikalistë islamë”, ka thënë ai duke shtuar se asnjëherë shqiptarët nuk kanë pasur probleme fetare, por janë ballafaquar me probleme ndëretnike.

Ai është shprehur se nuk e kupton heshtjen e partisë shqiptare e cila është në bashkëqeverisje, si dhe është shprehur i bindur se amerikanët e kanë të qartë se këto veprime janë konstruksione politike, mirëpo se nuk e ka të qartë se pse tolerohen.

Gjatë kësaj interviste ai është shprehur i gatshëm që bashkë me subjektin e tij të bashkëpunojë me Ali Ahmetin për hirë të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve, por ka shtuar se kjo dorë pret ti zgjatet nga kryetari i BDI – së, ndonëse ka shprehur rezervën se mbase ai mund ta llogaris atë armik më të madh se sa Nikolla Gruevskin. /almakos)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *