Home / Sport / Menezes tregon pse la jashtë Ronaldinjon

Menezes tregon pse la jashtë Ronaldinjon

Trajneri i Brazilit, Mano Menezes, ka lënë të kuptohet se Ronaldinjo ka shumë pak mundësi të sigurojë një vend në kombëtaren për Lojërat Olimpike.

Fantazisti i Flamengos është i përfshirë në listën e madhe të lojtarëve të përzgjedhur për këtë aktivitet, por është lënë jashtë skuadrës me 23 emra për miqësoret që Brazili do të luajë gjatë këtij muaji kundër Danimarkës, SHBA, Meksikës dhe Argjentinës.
“Ronaldinjo nuk është grumbulluar për të njëjtën arsye edhe më parë. Duhet ta respektojmë këtë lojtar, pasi ai është një kampion i botës, por ky moment i rezervohet lojtarëve të rinj. Nëse unë grumbulloj një lojtar, e marr që të luajë, kjo është një mundësi që na jepet për të vëzhguar lojtarët tanë të rinj. Por lojtarët e mëdhenj janë të aftë të na çuditin dhe ai mund të cilësohet një lojtar i tillë”, tregoi Menzes.
Ai sugjeroi se ylli i Botërorit 2002 nuk kishte bërë aq sa duhej në ndeshjet e fundit të kësaj përfaqësueseje për të merituar thirrjen.
“Pas Kupës së Amerikës, ai është grumbulluar tre herë. Kundër Ganës, ai zhvilloi një ndeshje mesatare,. E grumbullova përsëri kundër Meksikës dhe ai u votua lojtari më i mirë i ndeshjes. Pasi e përfshiva në skuadër kundër Bosnje Hercegovinës në shkurt, e largova nga fusha e lojës pas 15-20 minutash në pjesën e dytë”, tregoi trajneri i Brazilit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *