Home / Lajme / Maqedoni / Mërgata shqiptare ndihmon familjen Koraçi

Mërgata shqiptare ndihmon familjen Koraçi

22 maj-Nga kjo familje në vitin 2001 u vranë Ramadan dhe Razim Koraçi, nga forcat policore të Maqedonisë, në afërsi të stadiumit të qytetit. Në fillim të këtij viti, shteti ua kishte ndalur ndihmën sociale dhe gjendja ishte vështirësuar tepër në këtë familje katëranëtarëshe. Në fund mërgata shqiptare i është drejtuar me një letër familijes Koraçi.

Mërgata shqiptare që jeton në Danimarkë pas publikimit të lajmit për gjendjen e rëndë të familjes Koraçi nga lagjeja e Drenocit, ka organizuar aksion huminatar për ti dalë në ndihmë kësaj familje. Kështu që, aksioni disa ditësh ka rezultuar me grumbullimin e 7200 eurove nga ana e mërgimtarëve të Danimarkës dhe më gjërë. Organizatorë të këtij aksioni kanë qenë vullnetarët që punojnë në kuadër të Radio Projekti, të cilët pas publikimit të lajmit për situatën e rëndë ekonomike të familjes Koraçi të cilët humbën dy njerëz në vitin 2001, u mobilizuan dhe bënë apel tek mërgata që të solidarizohet . “Ne e kemi kuptuar dhe e kuptojmë dhimbjen e kësaj familje prandaj kemi dashur që edhe ne të marrim një pjesë në këtë dhimbje. Aksionit në fjalë iu kanë përgjigjur shumica e mërgimtarëve nga Danimarka, por nuk ka munguar solidariteti i bashkëkombasve tanë edhe nga shtete tjera. Këto mjete nuk janë si lëmoshë, por si dëshmi se populli nuk i harron dëshmorët, të rënët për kauzën shqiptare”, thotë Havzi Sulejmani, drejtues i Radio Porjektit dhe njëri prej organizatorëve të aksionit për grumbullimin e dy mjeteve për familjen skamnore Koraçi nga Tetova. Sulejmani, nënvizon se aksioni ka rrjedhur mirë, pasi që mërgimtarët shqiptarë për një kohë të shkurtë u solidarizuan me këtë familje dhe u grumbulluan 7200 euro. Mjetet e grumbulluara i janë dërguar familjes Koraçi kurse paralajmërohen edhe aksione tjera në të ardhmen në këtë drejtim. Ndërkohë që familja Koraçi ka konfirmuar se kanë pranuar ndihmën e mërgimtarëve. Ata janë shprehur shumë mirënjohës dhe falënderues për këtë aksion të mërgimtarëve që u doli në ndihmë në këto ditë të vështira për ato. “Falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan , sidomos mërgimtarët e Danimarkës. Kjo ka më shumë rëndësi se njerëzit ende ndihmojnë dhe nuk na harrojnë. Poashtu falënderoj edhe juve si medium që nuk na harroni dhe gjithmonë kujdeseni për ne” tha Sadete Koraci, kryefamiljare.Nga kjo familje në vitin 2001 u vranë Ramadan dhe Razim Koraçi, nga forcat policore të Maqedonisë, në afërsi të stadiumit të qytetit. Në fillim të këtij viti, shteti ua kishte ndalur ndihmën sociale dhe gjendja ishte vështirësuar tepër në këtë familje katëranëtarëshe. Në fund mërgata shqiptare i është drejtuar me një letër familijes Koraçi. Në vijim të kësaj letre qëndron. “Ne e kuptojmë vuajtjen tuaj shpirtërore dhe mungesën që ndjeni në shpirt për me të dashurin tuaj, por njëherësh duhet të jeni krenarë që e patët familjarë të tillë, prandaj edhe në të ardhmen ne do të jemi me ju familjarët e dëshmorëve dhe pranë jush në të mira dhe në të këqija, sa herë që të jetë nevoja”, thuhet në letrën e organizatorëve të aksionit humanitar “Humaniteti në vepër”. Ndryshe, Familja e Razim dhe Ramadan Koraçit, babë e bir të ekzekutuar më 21 mars 2001 në afërsi të stadiumit të qytetit të Tetovës, lufton me mbijetesën. Përveç kushteve të vështira ekonomike, shteti tashmë u ka ndalur edhe ndihmën sociale prej 2000 denarësh. Vajza e madhe e Ramadanit, Tahirja ka ndërprerë studimet, ndërkohë që djali Lulzimi, gjatë verës punon punë të ndryshme për të siguruar mjetet për shkollimin e mesëm. Përveç institucioneve qeveritare, edhe partitë politike kanë hequr dorë nga heronjtë e 2001-shit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *