Home / Sport / Mesi përshëndet Guardiolën me 4 gola

Mesi përshëndet Guardiolën me 4 gola

Lionel Mesi me katër gola të shënuar vulos derbin e Barcelonës kundër Espanjol, duke falënderuar në mënyrën më të mirë të mundshme Pep Guardiolën, në ndeshjen e tij të fundit në “Kamp Nou”. Në këtë mënyrë, sulmuesi argjentinas ka shkuar në kuotën e 50 golavë në kampionat.

Ky është një rekord që vështirë se mund të arrihet nga Kristiano Ronaldo, i “ndalur” në kuotën e 45 golave, pasi shënoi vetëm një herë në fitoren me përmbysje të Real Madrid në fushën e Granadës. Madrilenët vazhdojnë ecurinë e tyre rekord të këtij sezoni, pasi javën e ardhshme do të kenë mundësinë të arrijnë kuotën e 100 pikëve në kampionat.

Valencia ka fituar në minutën e fundit të ndeshjes derbin me Vijareal dhe ka siguruar matematikisht vendin e tretë në renditje. Ndërsa Malaga ka parë të përmbyset avantazhi i saj në fushën e Aletiko Madrid, duke i dhënë mundësinë këtyre të fundit të shpresojnë ende për në vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, çdo gjë mbetet në lojë për mbijetesën në Primera Division, pasi në javën e fundit do të vendoset se kush mes Granada, Vijareal, Rajo Vajekano, Saragoza dhe Sporting Gijon do të jetë në elitën e futbollit spanjoll edhe në sezonin ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *