Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Bejta u takua me ambasadorin e Bullgarisë, Ivan Petkov

Ministri Bejta u takua me ambasadorin e Bullgarisë, Ivan Petkov

21 maj-
Ministri Bejta, ambasadorin Petkov e njoftoi për bashkëpunimin e mirë që më herët e ka pasur me ambasadorët e mëhershëm dhe tha ky bashkëpunim do të vazhdoje edhe në të ardhmen. Ai, gjithashtu e informoi ambasadorin Petkov edhe për ligjet të cilat janë miratuar e të cilat shkojnë në interes të komunave dhe e zhvillojnë decentralizimin

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta realizoi takim pune me ambasadorin e ri të Bullgarisë në Maqedoni, Ivan Petkov. Në takim u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit midis MVL-së dhe ambasadës bullgare në Shkup, për këmbimin e përvojave midis të dyja vendeve dhe për bashkëpunimin ndërkufitar në kuadër të IPA Kopmonentës së 2-të.

Ministri Bejta, ambasadorin Petkov e njoftoi për bashkëpunimin e mirë që më herët e ka pasur me ambasadorët e mëhershëm dhe tha ky bashkëpunim do të vazhdoje edhe në të ardhmen. Ai, gjithashtu e informoi ambasadorin Petkov edhe për ligjet të cilat janë miratuar e të cilat shkojnë në interes të komunave dhe e zhvillojnë decentralizimin.

Nga ana e tij, ambasadori i Bullgarisë Ivan Petkov tha se Maqedonia është një vend serioz dhe se pa decentralizim nuk ka demokraci.

Ivan Petkov, është një diplomat më përvojë të gjatë. Ai ka qenë ambasador i Bullgarisë në disa shtete të rajonit dhe të botës, si në Francë, Iran, Vietnam, Pakistan dhe disa vende tjera,

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *