Home / Lajme / Maqedoni / Ministria e Arsimit promovon portal të ri interneti pa gjuhën shqipe

Ministria e Arsimit promovon portal të ri interneti pa gjuhën shqipe

5 maj-Në këtë faqe zyrtare, nuk figuron gjuha shqipe, përpos asaj maqedonase dhe gjuhës angleze, ndërsa ajo mundëson që studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme të njihen me mundësi studimi, adresa, stipendione, seminare, kurse dhe trajnime në faqen www.stipendii.mon.gov.mk.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë sërish nuk respekton gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare gjatë promovimit të një faqe të re të internetit për stipendione për studentë.

Në këtë faqe zyrtare, nuk figuron gjuha shqipe, përpos asaj maqedonase dhe gjuhës angleze, ndërsa ajo mundëson që studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme të njihen me mundësi studimi, adresa, stipendione, seminare, kurse dhe trajnime në faqen www.stipendii.mon.gov.mk.

Ministri i këtij dikasteri Pançe Kralev gjatë promovimit të portalit deklaroi se kjo është mundësi e mirë për studentët që të njihen me informata të ndryshme rreth studimeve dhe mundësive të tjera.

“Në rrjedhë e sipër është konkursi për ndarjen e stipendioneve për të gjithë studentët që dëshirojnë të regjistrohen në 100 universitetet më të mira të botës, që skadon më 15 maj dhe se Ministria e Arsimit mbulon të gjitha shpenzimet e shkollimit, qëndrimit dhe biletat e fluturimeve”, deklaroi ministri Kralev.

Ai theksoi se Ministria e Arsimit do të mundësojë sa më shumë kushte dhe oferta për studime jashtë vendit për nxënësit e talentuar. Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk përdor akoma gjuhën shqipe edhe në faqen zyrtare, dhe ka hequr përdorimin e saj që nga ardhja në krye të saj të ministrit nga radhët e VMRO-DPMNE. Faqja në shqipe ishte aktive derisa në krye të këtij dikasteri ishin ish-ministrat Aziz Pollozhani dhe Sulejman Rushiti. Zëvendësministri aktual Safet Neziri nuk ka arritur të ndryshojë situatën në këtë dikaster dhe kërkesat e tij nuk kanë hasur në zgjidhje

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *