Home / Lajme / Maqedoni / Mision post-monitorues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Maqedoni

Mision post-monitorues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Maqedoni

8 maj-
Krahas takimeve me përfaqësuesit e autoriteteve shtetërore, Uallter pritet të takohet edhe me përfaqësues të autoriteteve lokale nga Struga, Tetova dhe Vevçani.

Parlamentari britanik Robert Uallter, raportues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për dialogun e postmonitoruar me Republikën e Maqedonisë prej dje deri më 10 maj qëndron për vizitë informative në Maqedoni.

Diskutimet, të cilat do të bëhen në tri ditët e ardhshme, do të fokusohen me mënyrën në të cilën Maqedonia e zbaton Rezolutën 1213 nga viti 2000. Rezoluta ka të bëjë me plotësimin e obligimeve të Maqedonisë të ndërmarra me anëtarësimin në Këshillin e Evropës në vitin 1995, me kthesë të veçantë në ndryshimet të cilat ndodhën në vend pas zgjedhjeve të cilat ndodhën në qershor të vitit 2011, zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, ndikimit të incidenteve ndëretnike, reformat në administratën publike dhe situatën me mediat. Një pjesë e këtyre sferave tashmë janë nënvizuar që në vitin 2000, kur u ndërpre monitorimi, por për shkak të zgjedhjeve të fundit në Maqedoni janë kthyer në agjendën në Strasburg.

Gjatë qëndrimit në Shkup, Uallter duhet të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, me kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanoski, me zëvendëskryetarin e Qeverisë të obliguar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi, ministrat e Punëve të Brendshme, për Transport dhe Lidhje, si dhe me ministrin e obliguar për reforma në administratën publike.

Raportuesi i APKE-së gjithashtu ka paraparë takim me delegacionin e Kuvendit të Maqedonisë në kuadër të APKE-së, prokurorin publik, kryetarin e Komisionit për lustrim dhe Komisionin për parandalimin e korrupsionit, ndërsa janë paraparë edhe takime me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, organizatat joqeveritare dhe mediat.

Krahas takimeve me përfaqësuesit e autoriteteve shtetërore, Uallter pritet të takohet edhe me përfaqësues të autoriteteve lokale nga Struga, Tetova dhe Vevçani.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *