Home / Sport / Morati konfirmon Stramaçionin

Morati konfirmon Stramaçionin

“Po, po, konfirmoj Stramaçionin”, ishin fjalët që ka thënë sot Morati duke hyrë në zyrat e tij. “Derbi ishte një ndeshje e luajtur mirë, ku trajneri ka treguar eksperiencë”, vijoi ai para se të largohej nga gazetarët.

Andrea Stramaçioni duket se ka fituar të drejtën të jetë trajneri i Interit në sezonin e ardhshëm, me konfirmimin që ka ardhur nga vetë presidenti i ekipit zikaltër, Masimo Morati. Ky i fundit është kënaqur me fitoren në derbi dhe për këtë arsye, ka vlerësuar trajnerin e ri, me të cilin do të ulet të bisedojë shumë shpejt për kontratën e re.
“Po, po, konfirmoj Stramaçionin”, ishin fjalët që ka thënë sot Morati duke hyrë në zyrat e tij. “Derbi ishte një ndeshje e luajtur mirë, ku trajneri ka treguar eksperiencë”, vijoi ai para se të largohej nga gazetarët.
Një koment i cili duket se ka vulosur përfundimisht faktin se Stramaçioni do të ishte trajneri edhe në sezonin e ardhshëm, ide e përforcuar që mbrëmë pas përfundimit të ndeshjes.
“Të lumtë, nuk ke gabuar asgjë”, mësohen të kenë qenë fjalët që Morati i ka thënë trajnerit në dhomat e zhveshjes ku ka shkuar të takojë ekipin pas fitores në derbi.
Por vetë tekniku preferon të ruajë enigmën rreth të ardhmes derisa klubi të zyrtarizojë gjithçka.
“Presidenti Morati ka një projekt të qartë: të kthejë sa më shpejt Interin në maje. Nuk e di ende nëse në këtë projekt bëj pjesë edhe unë, por komplementet e tij më kënaqin gjithmonë. Të shohësh Juventusin duke festuar të nxit edhe më shumë dëshirën për t’u kthyer në majë”, ishin fjalët e Stramaçionit pas përfundimit të derbit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *