Home / Lajme / Maqedoni / Motori i merr jetën të riut nga Tetova

Motori i merr jetën të riut nga Tetova

24 maj-Ai ka qenë duke vozitur një motor Honda me targa italiane në pronësi dhe e drejtuar nga B.S , dhe sipas të dhënave të policisë në fillim ka humbur kontrollin nga shpejtësia e madhe dhe ka fluturuar nga motori i tij më pastaj është përplasur në një veturë Reno Megane e cila ka qene e parkuar në anën tjetër të rrugës.

Mbrëmë rreth orës 1 e15 minuta një aksident me motor i ka marrë jetën një të riu nga Tetova. I riu me inicialet B.S i lindur në vitin 1991 ka humbur jetën në një aksident në qendrën e Tetovës së bulevardin e Ilindenit më saktësisht afër pikës pagesore të EVN-së.

Ai ka qenë duke vozitur një motor Honda me targa italiane në pronësi dhe e drejtuar nga B.S , dhe sipas të dhënave të policisë në fillim ka humbur kontrollin nga shpejtësia e madhe dhe ka fluturuar nga motori i tij më pastaj është përplasur në një veturë Reno Megane e cila ka qene e parkuar në anën tjetër të rrugës.

Fatkeqësisht, nga përplasja ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ai ka qenë i shoqëruar nga E.R i lindur më 1993 i cili ka marrë lëndime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka dalë në vend ngjarje dhe ka kryer hetimet , ndërsa punohet ende për të zbardhur ngjarjen

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *