Home / Sport / Moxhi: Yllin e tretë t’ia ngulim në ballë Moratit!

Moxhi: Yllin e tretë t’ia ngulim në ballë Moratit!

“Ylli i tretë? Po të ishte për mua, do t’ia vendosja në kokë Moratit. Do ia gozhdoja në ballë”. Këto janë fjalët e Luçiano Moxhit, ish-drejtor i përgjithshëm i Juventus në një intervistë për “Radio 24”.

Më pas, ai ka folur edhe kundër prezantuesit Fiorelo, një tifoz i njohur i Inter, i cili i ka bërë thirrje publike Andrea Anjelit të mos vazhdojë me iniciativën e tij për 30 titujt. “Fiorelos, që është një ultras interist simpatik, i kthehet përgjigje më vetëm një gjë: të rilexojë atë që ka thënë Palaci (Prokurori i FIGC), i cili praktikisht ka dhënë një vendim mbi Interin, fajtor për parregullsi sportive”.

“Inter ishte ajo që tha se Faketi ishte një shenjt, pastaj në procesin mbi përgjimet, e shkarkoi duke thënë se ka bërë gjithçka vetëm, vetëm që të mos paguante. Ky është Interi i Moratit, që me kompaninë “Telecom” ka marrë në qafë shumë njerëz”.

Moxhi më pas ka pranuar se flet shumë shpesh me Andrea Anjelin. “Sigurisht që flas me të, kemi komunikuar edhe pas fitores ë titullit. Sigurisht që duhet të vendosë yllin tretë. Pastaj ai detyrën e drejtuesit e ka mësar nga unë dhe Xhiraudo, kemi qenë mësuesit e tij”, përfundoi ish-drejtuesi i Juves.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *