Home / Lajme / Maqedoni / MPB e promovoi aplikacionin e ri ‘Kujdes ka radar

MPB e promovoi aplikacionin e ri ‘Kujdes ka radar

9 maj-Ministri i Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski sqaroi se me ndihmën e GPS do të shfaqet pozicioni momental i shoferit dhe të gjitha vendet në të cilat mund të ketë kontroll radari. Pikat e radarëve do të jenë të shënuara në tri ngjyra edhe atë të kuqe, kur shoferi ndodhet në 100 metra nga radari, e verdhë është në 250 metra nga radari dhe dritë e gjelbër, e cila është në më shumë se 400 metra nga kontrolli i radarëve.

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës përpunoi aplikacion “Kujdes ka radar” të dedikuar për të gjithë qytetarët të cilët shfrytëzojnë të ashtuquajtura telefona të mençur (Android i iPhone).

Aplikacioni përbëhet nga disa funksionalitete të thjeshta për shfrytëzim dhe u ofron shoferëve mundësi të njoftohen për pikatv e radarëve nëpër vend. Në të do të shfaqen të gjitha pikat e radarëve, ndërsa ndonjë prej tyre ndryshon, aplikacioni do të ripërtërihet dhe shofertë do të njoftohen për këtë.

“Qëllimi ynë primar nuk është që t’i gjobitim qytetarët, por përmes veprimit preventiv t’i paralajmërojmë dhe ta ngrisim ndërgjegjën për sjellje më të mirë në trafik. Qytetarëve u ofrojmë një njoftim automatik për radarët e vendosur që do thotë se ata me kohë do të paralajmërohen që t’i respektojnë rregullat në trafik dhe me këtë jo vetë që do t’i shmangin gjobat eventuale, por do të parandalohet edhe mundësia për ngarje më shpejtësi mbi të lejuarën”, theksoi ministrja Gordana Jankulloska në prezantimin e sotëm të aplikacionit në Ministrinë en Punëve të Brendshme.

Ministri i Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski sqaroi se me ndihmën e GPS do të shfaqet pozicioni momental i shoferit dhe të gjitha vendet në të cilat mund të ketë kontroll radari. Pikat e radarëve do të jenë të shënuara në tri ngjyra edhe atë të kuqe, kur shoferi ndodhet në 100 metra nga radari, e verdhë është në 250 metra nga radari dhe dritë e gjelbër, e cila është në më shumë se 400 metra nga kontrolli i radarëve.

Lidhur me kamerat e sigurisë që janë lëshuar në përdorim Ditën e policisë, ministrja Jankullosja sqaroi se konform ligjit, xhirimet do të ruhen në afat prej 14 ditëve, përveç në raste kur një fotografi e caktuar ose xhirim mund të shërbejë si dëshmi në procedurë të caktuar.

Potencoi se kamerat nuk do të shndërrohen në përcjellje të disa qytetarëve për shkak se, siç tha, ata kanë qëllim të vetin dhe kjo është qartë e rregulluar me dispozitat, sipas të cilave punon MPB dhe por edhe me rregullat për mbrojtje të të dhënave personale

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *