Home / Lajme / Maqedoni / MPB prononcohet për protestën në Shkup

MPB prononcohet për protestën në Shkup

11 maj-Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se po ndjek me vëmendje situatën dhe se ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për dokumentimin e incidenteve dhe identifikimin e kryerësve të veprave.

Pas protestës së të sotme në kryeqendër, Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me një kumtesë. Sipas policisë sot rreth periudhës nga ora 13 e 30 deri në orën 16 një grup i qytetarëve kanë protestues në më shumë lokacione nëpër qytet, lidhur me aksionin “Monstër”. Nga MPB thonë se protesta nuk ishte paralajmëruar me rregull në stacionin policor, ndërsa njohuri për mbajtjen e saj janë marrë përmes rrjeteve sociale.

“Protesta filloi në orën 13:30 ku një grup prej 200 personave u mblodhën në rrugën ‘Cvetan Dimov’ para Xhamisë ‘Jahja Pashë’ prej nga duke lëvizur nga Bit Pazari në orën 13:35 u rrit për 100 persona. Në orën 13 e 45 minuta te mbikalimi në Bit Pazar dhe në treg, grupit iu bashkëngjitën edhe persona të tjerë. Grupi arriti para gjykatës themelore në Shkup ku qëndruan rreth 15 minuta dhe përmes bulevardit ‘Stiv Naumov’ grupi u nis drejt godinës së Qeverisë së RM-së ku numri arriti në rreth mijëra persona. Në orën 14:25 u hodhën gurë drejt godinës së Qeverisë së RM-së, me ç’rast janë thyer 8 dritare, por nuk ka të lajmëruar për të lënduar, në orën 14:30 është thyer pika për pritjen e autobusit. Para Qeverisë së RM-së nga një person tash për tash i panjohur, në pjesën e kokës me gurë është goditur një nëpunës i uniformuar i policisë, i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Qytetit”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Sipas organeve të rendit në orën 14:55 grupi ka vazhduar përmes urës “Goce Dellcev” drejt QT “Mavrovasja”, me ç’rast nën shtëpinë e mallrave “Most” në pjesën e qafës, nga person tash për tash i panjohur në protesta është lënduar gazetari i Agjencisë gazetareske “Pa pardon”.

“Në orën 14:55 grupi ka vazhduar drejt QT Çairçanja në orën 15:15 grupi i zvogëluar në 200 persona i është drejtuar selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim e locuar në rrugën ‘Pance Nedelkovski’ ku personat kanë hedhur gurë dhe gjësende të tjera drejt objektit të partisë. Pastaj përmes rrugës ’Xhon Kened’ dhe ‘Cvetan Dimov’ grupi ka shkuar drejt godinës së Komunës së Çairit, ku kanë hedhur gurë dhe gjësende të tjera me ç’rast janë thyer dy xhama nga godina komunale, në orën 15:45 para Komunës së Çairit është lënduar një xhirues i Televizionit Telma. Para komunës nëpunësit e uniformuar policor janë sulmuar me gurë, shishe xhami dhe gjësende të tjera, ndërsa gjithashtu është dëmtuar edhe një furgon i SP Qendër. Grupi që protestuesve para komunës qëndroi rreth 30 minuta pas së cilës në grupe më të vogla lëviznin drejt QT Çairçanja prej nga u shpërndanë. Gjatë protestës 6 nëpunës të uniformuar kanë marrë lëndime më të lehta dhe iu është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes. Protesta përfundoi në orën 16:40”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së, pas protestave të sotme në kryeqendër. Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se po ndjek me vëmendje situatën dhe se ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për dokumentimin e incidenteve dhe identifikimin e kryerësve të veprave.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *