Home / Sport / Murinjo-Ibras: Do të marr te Reali!

Murinjo-Ibras: Do të marr te Reali!

Zhoze Murinjo ëndërron të marrë Zlatan Ibrahimoviç te Real Madrid. Sipas asaj që raporton ”El Confidencial”, dy palët kanë patur një kontakt që pesë javë më parë, nëpërmjet një telefonate që trajneri portugez i ka bërë yllit të Milan.

Mesazhi ka qenë shumë i qartë: “A dëshiron të vish te Real Madrid? Nëse është kështu, bëhu gati. Do të mundohem ta realizoj”. Sipas të njëjtit burim, Ibrahimoviç i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese, ndërsa indirekt ka pranuar kontaktet me Murinjon kur deklaroi pak kohë më parë se ishte e pamundur të fitohej në “Kamp Nou” përballë Barcelonës “siç thotë Murinjo”.

Sipas “El Confidencial”, suedezi do të fitojë vend në formacionin e madrilenëve falë lamtumirës së sigurt të dy lojtarëve, Kaka dhe Higuain. Me paratë që do të sigurohen nga shitja e tyre, do të tentohet blerja e suedezit nga Milan.

Murinjo dhe Ibrahimoviç kanë bashkëpunuar në sezonin 2008-2009 te Interi. Atë sezon, sulmuesi zhvilloi 47 ndeshje, duke shënuar 29 gola dhe duke shpallur Interin kampion të Italisë.

Këtë vit, Ibrahimoviç ka arritur të shënojë 26 gola në kampionat me fanellën e Milanit, më mirë se Marko Van Basten, i cili në sezonin 1991-1992 shënoi 25 gola dhe siguroi titullin e golashënuesit më të mirë në Serinë A. Tani objektivi i Ibrahimoviç është të shënojë 34 gola sezonalë (ka 33) për të arritur Andri Shevçenkon, ndërsa rekordi i Nordhal me 38 gola mbetet ende shumë larg.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *