Home / Sport / Narcizoiku Ronaldo, vlerëson veten me 10-she

Narcizoiku Ronaldo, vlerëson veten me 10-she

Në një intervistë ë gjatë të dhënë për mediat spanjolle, Kristiano Ronaldo ka treguar se mendon që meriton notën 10 për atë që ka bërë këtë sezon, ndonëse Realit i ka vënë vetëm notën 9.

“Vetes do t’i vija notën 10 për atë që kam bërë në planin individual, ndërsa Real Madrid do t’i vë notën 9, pasi duhej të kishim fituar ndonjë titull më shumë, si Ligën e Kampioneve. Nuk e fituam këtë vit sepse humbëm shumë penallti ndaj Bajernit e ndoshta edhe se ishim pak të lodhur pas ndeshjes kundër Barcelonës në kampionat”.

“Por jam i bindur se Liga e Kampioneve e 10 e Real Madrid do të vijë në vitin pasardhës apo pas dy vitesh. E dimë që tifozët e duan këtë trofe po duhet të jemi të durueshëm”, ka treguar futbollisti portugez.

“Unë mendoj e kemi hapur një cikël fitues duke fituar kampionatin me 9 pikë diferencë ndaj Barcelonës. Tani shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm duke fituar kampionatin në vitet e ardhshme, ashtu siç bëri Barça. Guardiola? Duhet ta vlerësojmë se ka bërë një punë të madhe të Barça”.

“Nuk di të them nëse e meritoj “Topin e Artë” apo jo, por kam bërë një sezon të shkëlqyer ku kam fituar kampionatin më të komplikuar në botë. Jam dakord me atë që thotë Murinjo, por mendoj se duke zhvilluar një Kampionat Evropian të mirë, mund të më ndihmojë të fitoj këtë trofe”.

“Por ky nuk është objektivi im kryesor. Ëndrrat e mia janë të fitoj Ligën e Kampioneve të 10 me klubin dhe një turne me Portugalinë. Kupa e 10 është ajo që të gjithë përmendin dhe ne lojtarët e dimë që është shumë e rëndësishme për të gjithë qytetin e Madridit. Ndërsa me kombëtaren kam që në vitin 2004 që ndjek objektivin e një trofeu, ndaj pse të mos e provojmë këtë vit”.

Në fund, ai ka theksuar edhe një herë mendimin e tij që trajneri më i mirë në botë mbetet Zhoze Murinjo, edhe po të krahasohet me atë që i ka mësuar futbollin, skocezin Aleks Ferguson.

“Ferguson ishte si një baba për mua, më ka mësuar shumë gjëra dhe kam zhvilluar një cikël shumë të mirë me të. Nga ana tjetër, Murinjo është trajneri më i mirë në botë dhe është fantastike të punoj tani me të për të vazhduar të rritem, pasi ai është numri një”, përfundoi Kristiano Ronaldo.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *