Home / Lajme / Maqedoni / NATO: KNOCK OUT sërish për Maqedoninë

NATO: KNOCK OUT sërish për Maqedoninë

21 maj-Në konkludimet gjithatu u vlerësua se gjetja e shpejtë e një zgjidhje të tillë dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, do të kontribuojnë drejt sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s në deklaratën e samitit në Çikago, citojnë se i përsërisin konkludimet e samitit në Bukuresh në vitin 2008, se do të dërgojnë ftesë për Republikën e Maqedonisë për anëtarësim në Aleancë sapo të gjendet zgjidhje e pranueshme për çështjen e emrit.

Në konkludimet gjithatu u vlerësua se gjetja e shpejtë e një zgjidhje të tillë dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, do të kontribuojnë drejt sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“E përsërisim atë që u dakuroduam në Samitin në Bukuresht në vitin 2008, si dhe në samitet pasuese, se do të dërgojmë ftesë për ish republikën jugosllave të Maqedonisë që të inkuadrohet në Alenacë menjëherë sapo të gjendet zgjidhje e pranueshme reciporke për çështjen e emrit, në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe fuqishëm i nxisim përpjekjet në këtë drejtim. Një vendim i shpejtë, dhe anëtarësim në NATO, do të kontribuojlë në sigurinë dhe stabilitetin në rajon. E inkurajojmë vazhdimin e negociatave pa anulime dhe presim që do të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. I përshëndesim dhe vazhdojmë që t’i përkrahim përpjekjet reformuese të ish republikës jugosllave të Maqedonisë dhe e inkurajojmë zbatimin e tyre të mëtjeshëm. Gjithashtu do të donim t’i inkurajonim përpjejkjet për ndërtimin e një shoqërie multietnike. E vlerësojmë kontributin e rëndësishëm të ish republikës jugosllave të Maqedonisë në operacionet tona si dhe rolin e saj aktiv në aktivitetet rajonale për bashkëpunim. E vlerësojmë përkushtimin afatgjatë të ish-republikës jugosllave të Maqedonisë drejt procesit për anëtarësim në NATO”, shkruhet në pjesën e deklaratës kushtuar Maqedonisë.

Për procesin e zgjerimit, në konkludimet në takimin e Këshillit veri-atlantik, është nënvizuar se dera e NATO-s mbetet e hapur për të gjitha shtetet evropaine demokratike që i ndajnë vlerat e NATO-s, që janë të gatshme të ndërmarrin detyrimet e anëtarësimit, që janë në gjendje që të kontribuojnë për parimet e Kartës së Atlantikut dhe institucuionet e të cilët kontribuojnë drejt sigurisë. Citohet se katër vendet -kandidate për anëtarësim, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Gjeorgjia, do të vlerësohen individualisht sipas meritave të tyre.

“E përshëndesim përparimin e arritur nga katër vendet partnere dhe i nxisim që të vazhdojnë t’i zbatojnë reformat e domosdoshme. Nga ana jonë, do të vazhdojmë të ofrojmë përkrahje politike dhe praktike për partnerët tanë të cilët aplikojnë për anëtarësim në NATO. Zgjerimi i NATO-s në mënyrë të konsiderueshme kontribuoi drejt sigurisë të aleatëve, ndërsa perspektiva për zgjerimin e ardhshëm dhe fryma e bashkëpunimit të sigurisë vazhdojnë ta përforcojnë stabilitetin në Evropë”, shkruhet në konkludimet e samitit të NATO-s në Çikago.

Në mënyrë shtesë në konkludimet paralajmërohet takimi i ministrave të punëve të jashtme të vendeve – anëtare të NATO-s me ministrat e katër vendeve që janë kandiduar për anëtarësim, Maqedonia, Mali i Zi , Bosnja e Hercegovina dhe Gjeorgjia.

“I falenderojmë këta partnerë që aplikojnë për anëtarësimin në NATO për kontributet e rëndësishme që i bëjnë drejt operacioneve të kryesuara nga NATO-ja dhe që tregojnë se janë të përkushtuar drejt qëllimeve tona të përbashkëta të sigurisë”, shkruhet në konkludimet.

Paralajmërimi për bllokimin e sërishëm të kërkesës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO erdhi nga ministri grek i Punëve të Jashtme Petros Molivijatis, i cili para fillimit të samitit deklaroi se edhe përkundër situatës së vështirë në të cilën ndodhet Greqia, e përfaqësuar në Çikago në nivelin më të ulët dhe me Qeveri të përkohëshme, vendi do të insistojë në samitin e NATO-s të dërgohet mesazh se zgjidhja e kontestit është e domosdoshme për anëtarësimin e Maqedonisë. Gazeta greke “To Vima” shkruan se diplomacia greke arriti që të kundërshtojë presionin e fortë të Republikës së Turqisë që në konkluzionet nga samiti në Çikago të citohet aktvendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *