Home / Sport / Në ‘Euro 2012’, megjithatë do të luajë një shqiptar

Në ‘Euro 2012’, megjithatë do të luajë një shqiptar

Në “Euro 2012”, megjithatë do të luajë një shqiptar. Futbollisti nga Kosova, Emir Bajrami, është përfshirë në listën përfundimtare të Përfaqësueses së Suedisë për pjesëmarrje në kampionatin evropian që do të mbahet në Poloni e Ukrainë nga 8 qershori deri më 1 korrik. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet suedeze, ndërkohë që seleksionuesi Erik Hamren ka arsyetuar përfshirjen e kosovarit në listën përfundimtare, megjithëse 24-vjeçari nuk pati një sezon të mirë në Holandë, ku luan me Twenten.

Kombëtarja shqiptare e futbollit duket ende shumë larg pjesëmarrjes në eventet ndërkombëtare si Kampionati Botëror apo Kampionati Europian. Por kjo nuk pengon që në “Euro 2012” të luajë një shqiptar.

Futbollisti shqiptar nga Kosova, Emir Bajrami, është përfshirë në listën përfundimtare të Kombëtares suedeze për pjesëmarrje në kampionatin evropian që do të mbahet në Poloni e Ukrainë nga 8 qershori deri më 1 korrik.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat suedeze, ndërkohë që seleksionuesi Erik Hamren ka arsyetuar përfshirjen e kosovarit në listën përfundimtare, megjithëse 24-vjeçari nuk pati një sezon të mirë në Hollandë me skuadrën e tij Twente.

Përzgjedhësi Hamren ka mbrojtur vendimin e tij për të përfshirë në listë mesfushorin Bajrami. Ai ka thënë se në “Euro 2012” i duhen lojtarë kreativë dhe sipas tij Bajrami është një prej këtyre lojtarëve.

LISTA E SUEDISË PËR EURO 2012
Portierë: Andreas Isakson (PSV Eindhoven), Johan Uiland (FC Kopenhagen), Par Hanson (Helsingborg)
Mbrojtës: Mikael Antonson (Bolonja), Andreas Grankuist (Xhenoa), Mikael Lustig (Sëlltik), Olof Mellberg (Olimpiakos), Jonas Olson (Uest Bromuiç), Martin Olson (Bllekbërn), Behrang Safari (Anderleht)
Mesfushorë: Emir Bajrami (Tuente), Rasmus Elm (AZ Alkmar), Samuel Holmen (Istanbul BB), Kim Kallstrom (Lion), Sebastian Larson (Sandërlend), Anders Svenson (Elfsborg), Pontus Uernblum (CSKA Moskë), Kristian Vilhelmson (Al-Hilal)
Sulmues: Zlatan Ibrahimoviç (Milan), Johan Elmander (Gallatasaraj), Tobias Hysen (Gotenborg), Ola Toivonen (PSV Eindhoven), Markus Rosenberg (Verder Bremen).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *