Home / Sport / Në Itali janë të sigurt: Cana te Marseja!

Në Itali janë të sigurt: Cana te Marseja!

Lorik Cana duket se është pranë kthimit të skuadra ku u bë i famshëm, Olimpik Marseja. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare nuk po kalon një sezon të lumtur në Itali me Lacion dhe mediat vendase janë të sigurta për këtë transferim.

Sipas mediave italiane, mesfushori i përfaqësueses shqiptare nuk bindi as drejtuesit e skuadrës, e as tifozët, të cilët e kanë kritikuar shpesh për paraqitjet e tij. Sikur të mos mjaftonte kjo, dëmtimet e herëpashershme kanë përgjysmuar sezonin e tij dhe kanë e bërë shumë të vështirë që futbollisti të gjejë një vend në formacion.

Si rrjedhojë, duket thuajse i sigurt kthimi i tij te Olimpik Marseja, skuadra ku arriti kulmin e karrierës së tij, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit ndonëse në një moshë të re. Ky ekip është pranë procesit të rinovimit të skuadrës, pasi ka zhgënjyer në edicionin e fundi duke fituar vetëm një Kupë Lige por duke mos qenë asnjëherë protagonist në luftën për titull. Vetë Cana nuk duket se do ta refuzojë këtë kthim, pasi ka shprehur shpesh dëshirën për të luajtur përsëri në “Velodrom”, ndonëse do të preferonte që një gjë të tillë ta bënte më vonë gjatë fundit të karrierës së tij.

Bashkë me Canën, nga Italia drejt Francës do të udhëtojë edhe mesfushori i Milanit, Matië Flamini, edhe ky me një të kaluar te marsejezët. Dy lojtarët do të jenë përforcimet e reja të ekipi francez që në këtë mënyrë synon të kthehet përsëri i madh në arenën ndërkombëtare, nën drejtimin e trajnerit Didier Deshamp.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *