Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni është trefishuar numri i shqiptarëve

Në Maqedoni është trefishuar numri i shqiptarëve

17 maj-“Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, popullata e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë është rritur në mënyrë të qëndrueshme, me rritjen më të madhe te komuniteti etnik i shqiptarëve. Nga viti 1953 deri në regjistrimin zyrtar në vitin 2002, përqindja e shqiptarëve etnikë që jetojnë në këtë vend është rritur trefish. Pjesa Perëndimore e shtetit, ku jetojnë numri më i madh i shqiptarëve etnik, është më i banuari, me afërsisht 40 për qind të popullatës së përgjithshme”, thuhet në ueb-faqe.

Në ueb-faqen zyrtare të NATO për Samitin e Çikagos, që duhet të filloj për dy ditë, në sqarimet që jepen për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, theksi vihet në trefishimin e numrit të popullatës shqiptare në Maqedoni. “Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, popullata e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë është rritur në mënyrë të qëndrueshme, me rritjen më të madhe te komuniteti etnik i shqiptarëve. Nga viti 1953 deri në regjistrimin zyrtar në vitin 2002, përqindja e shqiptarëve etnikë që jetojnë në këtë vend është rritur trefish. Pjesa Perëndimore e shtetit, ku jetojnë numri më i madh i shqiptarëve etnik, është më i banuari, me afërsisht 40 për qind të popullatës së përgjithshme”, thuhet në ueb-faqe. Aty, gjithashtu përmendet se kryeqendra është Shkupi, mirëpo renditen edhe katër qytete tjera Tetova, Kumanova, Gostivari e Manastiri. Për popullatën theksohet se e përbëjnë 2.1 milionë banorë, ndërsa BPV është 9.8 miliardë dollarë. Në ueb faqen e NATO për Samitin e Çikagos, gjithashtu bije në sy një fusnotë me të cilën sqarohet se Turqia e ka njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *