Home / Lajme / Maqedoni / Në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s – ku jemi ne

Në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s – ku jemi ne

28 maj-Në këtë debat, nga Maqedonia do të marrin pjesë deputetja Radmilla Shekerinska, e cila është kryetare e këshillit kombëtar për integrime evropoiane, ish-ambasadori i Maqedonisë në Misionin e NATO-s, Nano Ruzhin si dhe Malina Ristevska-Jordanova, drejtoreshë e Institutit për politika evropiane. Pjesëmarrjen në këtë debat e refuzoi nënkryeministrija për integrime evropiane Teuta Arifi dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.

Në zyrën evropiane të organizatës joqeveritare “Fridrih-Ebert-Shtiftung” në Bruksel, nesër nga ora 12:30 deri më 14:30 do të mbahet tryezë e rumbullakët për Maqedoninë me temë “Në rrugë drejt BE-së dhe NATO-s ku jemi ne”?, bën të ditur korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Në këtë debat, nga Maqedonia do të marrin pjesë deputetja Radmilla Shekerinska, e cila është kryetare e këshillit kombëtar për integrime evropoiane, ish-ambasadori i Maqedonisë në Misionin e NATO-s, Nano Ruzhin si dhe Malina Ristevska-Jordanova, drejtoreshë e Institutit për politika evropiane. Pjesëmarrjen në këtë debat e refuzoi nënkryeministrija për integrime evropiane Teuta Arifi dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.

Sipas organizatorit, ëstë parashikuar që të ftuarit t’i ndajnë pikë-pamjet e tyre për atë ku qëndron Maqedonia në rrugën e saj drejt integrimeve në BE dhe në NATO dhe nëse dhe si mund të arrihet përparim në një të ardhme të afërt. Për këtë ata do të kenë mundësi që ta ndajnë mendimin e tyre edhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian, që në këtë rast është paralajmëruar se do të jenë: Riçard Hovit – raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian. Eduard Kukan-raportues në hije për Maqedoninë në PE, Dejvid Kalen – drejtor i sektorit në Drejtorinë e përgjithshme për zgjerim në Komisionin Evropian dhe Xhonas Xhonson, drejtor i sektorit për Ballkanin Perëndimor në EEAS.

Është paralajmëruar edhe prania e ekspertëve të tjerë dhe bartësve të vendimeve nga institucionet evropiane nga Brukseli, nga vende-anëtare të BE-së, nga vendet fqinje të Maqedonisë.

“Maqedonia ka marrë statusin kandidiat para shtatë vitesh, por megjithatë nuk është ftuar që të fillojë negociatat me BE-në dhe nuk është pranuar në NATO, që është pasojë kryesisht e kontestit të pazgjidhur për emrin me Greqinë. Përkundër kësaj, raporti për përparimin nga viti i kaluar në Komisionin Evropian është më kritik, duke theksuar problemet në fushën e lirisë të mediave, gjyqësinë e pavarur dhe adminstratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe dialog konstruktiv politik në vend. Edhe përkundër asaj që koalicioni qeveritar është etnikisht i ekulibruar, me koalicionin e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, shkeljet më të reja të ligjit tregojnë se marrëdhëniet ndëretnike mbeten jostabile dhe vazhdojnë të jenë arsye për shqetësim. Gjykimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në dhejtor të vitit 2011 me ligj e përforcoi pozicionin e vendit, por deri tani, me ndërmjetësim të OKB-së, negociatat për emrin vazhdojnë pa marrëveshje-thuhet në ftesën për këtë debat nga ana e organizatorit, zyrës evropiane të Institiutit “Fridrih-Ebert-Shtiftung

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *