Home / Lajme / Maqedoni / Nëntëmbëdhjetë për qind e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se privatësia e tyre në institucionet shëndetësore nuk është e mbrojtur

Nëntëmbëdhjetë për qind e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se privatësia e tyre në institucionet shëndetësore nuk është e mbrojtur

14 maj-Rezultatet nga hulumtimi, theksojnë nga healthgrouper.com, e theksojnë nevojën për mbrojtjen e të dhënave personale në institucionet shëndetësore në tre vendet të fitojë rëndësi më të madhe. Gjatë çdo mjekimi pacientët duhet të binden se të dhënat personale të lidhura me mjekimin e tyre janë të mbrojtura, qasja deri te ato është rreptësisht e kufizuar dhe kontrolluar dhe të dhënat nuk do të keqpërdoren.

Nëntëmbëdhjetë për qind e të anketuarve të cilët morën pjesë në hulumtimin që në Maqedoni e realizoi healthgrouper.com, konsiderojnë se privatësia e tyre në institucionet ku mjekohen nuk është mbrojtur. Vetëm 34 për qind e numrit të përgjithshëm të pacientëve të anketuar në Maqedoni besojnë se informatat personale të lidhura me shëndetin e tyre janë mbrojtur në institucionet ku janë mjekuar. Përqindja më e madhe ose 46,5 për qind nuk dinë se nëse informatat u janë të mbrojtura.

Internet servisi healthgrouper.com për komunikim midis mjekëve dhe u ofron informata gjithpërfshirëse të pacientëve për mjekët dhe institucionet shëndetësore në Evropën Juglindore hulumtimin e realizoi edhe në Serbi dhe Bullgari në kuadër të tij e analizoi edhe këtë segment në procesin e mjekimit.

Shkallë më të ulët të besimit lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale në institucionet shëndetësore healthgrouper.com konfirmoi në Serbi, ku vetëm 28,7 për qind e të gjithë pjesëmarrësve të anketuar në hulumtim janë përgjigjur me “po”. Përqindja më e madhe e të anketuarve ose 52,4 për qind janë përgjigjur se nuk e dinë se nëse informatat i kanë të mbrojtura.

Shkallë më të lartë të besimit në sigurinë e të dhënave personale të cilat ruhen në nivel të institucionit shëndetësor kanë pacientët në Bullgari, ku 46,5 për qind janë përgjigjur pozitivisht. Megjithatë edhe në Bullgari është e lartë përqindja e pacientëve të cilët nuk e dinë se nëse të dhënat i kanë të mbrojtura (39,3 për qind), ndërsa vetëm 14 për qind besojnë se të dhënat i kanë të mbrojtura.

Në varshmëri nga ajo se nëse mjekimi ka qenë në institucion shëndetësor privat ose shtetëror, janë konfirmuar dallime të rëndësishme në përgjigjet. Në Maqedoni 47 për qind e pacientëve të cilët janë mjekuar në institucionet shëndetësore kanë thënë se kanë besim se të dhënat e tyre personale janë të mbrojtura, që është besim pothuajse dyfish më i madh në krahasim me ato shtetërore ku kjo përqindje është 24 për qind. Megjithatë edhe në institucionet shëndetësore private dhe shtetërore ende ekziston për qindjeje madhe e pacientëve të cilët nuk janë të informuar se kush ka qasje deri te të dhënat për mjekimin e tyre (40,3 për qind). Të ngjashme janë informatat edhe për Bullgarinë ku 53,8 për qind e pacientëve të cilët janë mjekuar në shëndetësinë private besojnë se të dhënat e tyre janë të mbrojtura në institucionet shëndetësore private, 42,4 për qind nga ato shtetërore, ndërsa 30,7 për qind janë përgjigjur se nuk e dinë.

Rezultatet nga hulumtimi, theksojnë nga healthgrouper.com, e theksojnë nevojën për mbrojtjen e të dhënave personale në institucionet shëndetësore në tre vendet të fitojë rëndësi më të madhe. Gjatë çdo mjekimi pacientët duhet të binden se të dhënat personale të lidhura me mjekimin e tyre janë të mbrojtura, qasja deri te ato është rreptësisht e kufizuar dhe kontrolluar dhe të dhënat nuk do të keqpërdoren.

Në fushatën “Ndihmo që të jetë më mirë” të cilën gjatë muajit prill e organizoi dhe realizoi projekti ndërkombëtar healthgrouper.com, morën pjesë gjithsej 3.517 pacientë nga tre vende fqinje. Numri më i madh i të anketuarve ose 1.479 janë nga Maqedonia, 1.176 janë nga Bullgaria dhe 862 pacientë janë nga Serbia. Për herë të parë zbatohet një fushatë e këtij lloji në formë të hulumtimit midis pacientëve në disa vende të rajonit (Maqedonia, Bullgaria dhe Serbia).

Healthgrouper realizon hulumtimet në të gjitha vendet ku projekti është aktiv me qëllim që të bëhen analiza komparative për gjendjet në sistemet shëndetësore në rajon dhe të avancohet cilësia e mbrojtjes shëndetësore

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *