Home / Lajme / Maqedoni / Nesër në Tetovë’Dita e Dallimeve’

Nesër në Tetovë’Dita e Dallimeve’

14 maj-“Pra nëpërmjet dallimeve pjesëmarrësit do të mund të njihen mes veti. Përmes këtij projekti dëshirojnë që të prezantojmë edhe shumëllojshmëritë që ka vetë qyteti në shumë aspekte, si fetare, kombëtare, kulturore”, tha Arlinda Mazllami, koordinatore e projekti.

Organizata Joqeveritare Multikultura të martën me fillim në ora 12.00 do të organizojë manifestimin Dita e Dallimeve ndërsa këtë vit shënohet për herë të dytë. Me këtë rast qyteti i Tetovës do të jetë nikoqir i evenimentit (Dita e Dallimeve) me moton ” të gjithë të ndryshëm, të gjithë të njejtë”, ndërsa manifestimi ngërthen në vete aktiviteteve të ndryshme siç janë, valle Tradicionale, ushqime tradicionale, promovimi i talentëve të rinj, këndi i fëmijëve, tenda informative nga dy uiniversitetet e Tetovës.“Pra nëpërmjet dallimeve pjesëmarrësit do të mund të njihen mes veti. Përmes këtij projekti dëshirojnë që të prezantojmë edhe shumëllojshmëritë që ka vetë qyteti në shumë aspekte, si fetare, kombëtare, kulturore”, tha Arlinda Mazllami, koordinatore e projekti. Manifestimi “Dita e Dallimeve” këtë vit është përkrahur edhe nga ana e komunës së Tetovës. Kjo është hera e dytë që mbahet ky eveniment në Tetovë, ndërsa pritet pjesëmarrja e më shumë komuniteteve që jetojnë në Tetovë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *